Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer shkund skuadren: “Nese mendoni se emri ju ben te fitoni, gaboheni rende. Duhet sakrifice dhe…”

De Boer shkund skuadren: “Nese mendoni se emri ju ben te fitoni, gaboheni rende. Duhet sakrifice dhe…”
Inter Club Staff

Momenti me i rendesishem per sezonin e Interit, duke pare qe nuk mund te humbet me terrent ne kampiont dhe duhet bere mire llogaria edhe ne Europa League sepse Interi eshte me nje kembe jashte.

Frank De Boer e di shume mire kete gje dhe dje, ne stervitjen e radhes ka bere nje mbledhje me grupin dhe ka qene mjaft i qarte me ta: “Nuk ju mjafton emri per te fituar ndeshjet, duhet te vraponi, sakrifice e vazhdueshme dhe ndihme reciproke per shokun qe keni ne krah. Pervec se te jeni kokeulur ne ate qe beni dhe te njihni limitet tuaja e vetem me pas mund te tentoni te beni kapercimin qe duhet per te shkuar pertej”. Ky, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, eshte koncepti i hollandezit qe ky i fundit ka tentuar tja percjelle lojtareve te tij.

“Nuk behet fjale per te kthyer koken prapa – nenvizon e perditshmja romane -, por eshte nje tentative e qarte per ta mbajtur tensionin e larte tek skuadra dhe te rrise edhe perqendrimin. Edhe sepse Interi ka treguar qe mund te arrije fare mire ne nivele te larta intensiteti loje ne ndeshjen ndaj Juventusit. De Boer, me mbeshtetjen e Zanettit, Gardinit dhe Ausilios (dje ne Appiano ishte edhe Bolingbroke), do te insistoje edhe sot ne stervitjen ne prag te ndeshjes se neserme, te flase individualisht me cdo lojtare dhe ti motivoje akoma me teper”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.