
Degjoni Rafinhan: “Champions, kam pasur besim qe diten e pare. Kam vetem nje deshire: Interin!”
Se bashku me Luciano Spallettin dhe disa shoke tjere te skuadres i pranishem ka qene edhe Rafinha.
Braziliani, gjate eventit te Brooks Brothers, eshte ndalur per mikrofonat e Premium Sports ku ka folur per momentin personal dhe te skuadres 7 jave para perfundimit te kampionatit.
“Jam shume i lumtur qe jam ketu, po shkon gjithcka per mrekulli”, ka thene mesfushori brazilian.
“Po luaj dhe kjo eshte e rendesishme per mua sepse me lejon te rritem fizikisht dhe te gjej ritmin e duhur per te gjetur formen me te mire”.
Duke folur per ndeshjen e ardhshme ai ka thene: “Do te jete e rendesishme, sic ishte ajo me Torinon. Kemi krijuar raste por nuk ishim me fat”.
“Por tani mendojme per Atalantan sepse do te jete nje ndeshje e veshtire. Shkojme ne Bergamo per te fituar, e dime qe eshte ndeshje e rendesishme ashtu si tjerat deri ne fund”.
“Champions? Jam optimist nga dita e pare, Interi eshte skuader e madhe dhe kemi mundesite per te arritur objektivin tone”.
Ne fund, Rafinha ka folur per te ardhmen e tij per te cilen flet pa shume hezitime:
“Po mesoj gjuhen italiane, deshiroj te qendroj ketu. Kam dashur Interin nga dita e pare, ndihem si ne shtepi dhe jam i lumtur”.