Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,080 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio: “Eto’o shume prane Chelseat. Strategjia e Interit ne merkato…”

Di Marzio: “Eto’o shume prane Chelseat. Strategjia e Interit ne merkato…”
Xhorxh Gellci

Nepermjet editorialit te tij te zakonshem per Tuttomercatoweb.com, eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio ka analizuar levizjet e fundit te merkats zikalter: “Interi ka kuptuar refuzimin e Kuzmanovic qe nuk do te shkoje tek Sunderland, nuk ka kerkesa konkrete per Pereira dhe pret Sassuolon per Schelotton. E veshtire te mendohet per ndonje goditje surprize ne keto dite te fundit te merkatos. E vetmja hipoteze i perket Eto’o-se, nese nuk firmos me Chelsean. Por duhet thene se eshte shume prane klubit anglez, i cili eshte i gatshem ta kenaqe me nje kontrate dy-vjecare. Pritet nje tjeter takim gjate mbasdites.

Me pas vazhdon: “Per te menduar per perforcime te reja, Interi duhej te kishte sakrifikuar nje mes Handa dhe Guarin, por ka preferuar mos ndjeke rrugen e Romes qe i ka shitur lojtaret me shume te kerkuar. Dhe ka shpenzuar te ardhurat e marra nga Gjermania per Caldirolen dhe Donatin tek Taider, qe konsiderohet lojtari i duhur per mesfushen. Me kalimin e kohes, Mazzarri deshiron ta transformoje ne lojtarin qe do te beje ate qe bente Behrami tek Napoli perpara mbrojtjes. Si Interi dhe Juve, ne ate rol do te kishin marre me gjithe qejf Kondogbia, por sherbenin 20 milionet e klauzoles, dicka shume e thjeshte per Monacon, qe po pret te zhvilloje vizitat mjekesore...”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.