Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,177 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shitja e Interit, date e re skadence ne fund te tetorit. Ka dy klauzola…

Shitja e Interit, date e re skadence ne fund te tetorit. Ka dy klauzola…
Xhorxh Gellci

Per nje kohe te gjate eshte folur per nje tratative ne faze te avancuar mes Morattit dhe Thohir per shitjen e shumices te aksioneve te Interit tek indoneziani. Gjithmone flitet per data te reja kur do te mbyllet, dicka qe na ka merzitur te gjitheve. Megjithate, e vetmja gje e sigurt eshte se ekziston me te vertete nje date skadence finale per shitjen e 70% te shoqerise. Kjo date eshte java e fundit e tetorit, kur Interi duhet te aprovoje bilancin ne lidhje me qershor 2013. Ate dite, asambleja e aksionereve duhet te percaktoje shifren e rritjes te kapitalit. Dhe do te jete sinjali i pare i ardhjes te Thohir. Brenda asaj date duhet te jete bere edhe firmosja e dokumentave, gjithashtu edhe mbyllja e gjithckaje (kalimi efektiv i aksioneve tek Thohir). Nese brenda asaj date nuk do te jete bere asgje, nuk ka per t’u bere asnjehere.

MERKATO – Pavaresisht se flitej shpesh se shume goditje ne merkato kishin te benin me Erick Thohir, do te jete e pamundur te shohim nderhyrjen e manjatit ne sesionin aktual te merkatos. Operacion i komplikuar edhe nga problemet e lidhura me ndryshimet orare mes Italise, Amerikes (ku operon Inner Circle, shoqeria konsulente qe mbeshtet Indonezianin) dhe Indonezise. Por duke pare qe per mbylljen sherbejne disa kohe teknike te lidhura me kalimet bankare, marreveshja definitive nuk mund te vonohet shume. Gjithcka mund te behet gjate ndaleses per kombetaret, mes dates 3 dhe 13 shtator. Vetem atehere, se bashku me aksionerin Roslan Roeslani, Thohir do te vije ne Milano per te vendosur firmen aq shume te perfolur.

KLAUSOLA PER TIFOZET – Mes shume detajeve ne kontrate, sipas Gazzetta dello Sport, eshte futur edhe dicka e quajtur “Klauzola per tifozet.” Moratti e di qe Thohir nuk eshte zikalter ne gjak, por eshte nje sipermarres i gatshem te rrite marken e Interit, prandaj per kete po punon ne dy fronte: i pari shpie ne nje klauzole qe e detyron Thohir te qendroje tek Interi per nje kohe te gjate. I dyti, jo lehtesisht i ndjekshem, i jep Morattit prioritet ne te ardhmen nese Thohir vendos t’i shese aksionet e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.