
Di Marzio: “Inter-Roma, ne javen e ardhshme nje kontakt per Nainggolan! Roma preferon…”
Inter vazhdon te punoj edhe ne frontin Radja Nainggolan.
Ne javen e ardhshme, ashtu sic thote Gianluca Di Marzio ne studiot e Sky Sport gjate emisionit te tij per merkaton, do te kete nje kontakt mes Intert dhe Romes.
Kjo do te sherbej qe klubet te flasin per situaten e mesfushorit belg, pra se shpejti mund te hyjme ne nje tratative te gjalle.
Roma nga ana e saj preferon qe te marr me shume para te gatshme sesa qe te perfshihet ndonje lojtar ne marreveshjen per Nainggolan.
Ka akoma nje distance mes Interit dhe Romes sa i perket vleresimit por po vazhdohet qe te negociohet dhe java e ardhshme mund te na sjell te reja te shumta.
Interi vazhdon punen, Luciano Spalletti mund te kete shume shpejt ne ekip lojtaret qe do.