Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dita e pare interiste e Mazzarrit…

Dita e pare interiste e Mazzarrit…
Xhorxh Gellci

Ajo qe duhet te qendronte sekret, me kalimin e kohes ka dale ne drite. Walter Mazzarri e ka bere hyrjen e tij ne Milano, dhe diten e djeshme ka bere nje kontakt te pare me ambjentin e Interit.

Dita zikalter e ish teknikut te Napolit ka nisur ne oren 10 duke ngrene mengjes se bashku me Marco Branca dhe Piero Ausilio. Ne Milano eshte prezent edhe stafi i Mazzarrit, pjeserisht i vendosur ne nje hotel afer San Siros dhe pjeserisht ne zyrat e Interit per te sistemuar formalitetet. Vigiani, bashkepunuesi teknik dhe Santoro (team manager) kane shkuar ne zyrat bashke me Marco Brancan per t’u njohur.

Rreth ores 12, Moratti eshte drejtuar ne nje vend sekret ku ka takuar trainerin e tij te ri. Flitet se ata mund te kene ngrene dreke se bashku, por ajo qe eshte e sigurt eshte se numri 1 zikalter ka vleresuar menjehere deshiren e madhe dhe grinten e teknikut te ri.

Pasi kane vizituar zonen e San Siros, ku me shume mundesi do te kerkoje shtepi, Mazzarri rreth ores 16.30 ka shkuar ne Appiano Gentile, pasi ka pritur qe lojtaret te mbaronin stervitjen, dhe se bashku me Pondrelli, Nitti, Santoro, Frustalupi, Concina, Vigiani dhe ndoshta Papale, ka vizituar Pinetinan me qellim per te zbuluar vendin e ri te punes. Vizita mbaroi rreth ores 18.00 dhe Mazzarri eshte kthyer ne Toscana.

Marre nga: fcinter1908.it

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.