Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dodò: “Dua te permiresohem me WM, ai eshte i rendesishem. Sezon i rendesishem, duam Championsin. Ne Rome…”

Dodò: “Dua te permiresohem me WM, ai eshte i rendesishem. Sezon i rendesishem, duam Championsin. Ne Rome…”
Ardi Deda

Eshte dita e tij: José Rodolfo Pires Ribeiro prezantohet. Ne perfundim te stervitjes se mengjesit, anesori  i ri i majte zikalter i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve te pranishem ne sallen e konferencave te qendres sportive ‘Pineta’. Ketu keni fjalet e tij:

Cilat jane ndjesite tuaja te para per boten zikalter?

“Ambient shume i bukur dhe i qete dhe ku duhet vetem te punohet. Pershtypjet e mia jane te mira, dua vetem te jem i gatshem”.

Ku beson se mund te permiresoheni?

“Cdonjeri mund te permiresohet gjithmone, kam idete e mia dhe mendimi im eshte te mesoj gjithmone dhe te permiresohem”.

Gjeja e pare qe ju ka thene Mazzarri?

“Me ka thene qe te punoj per te filluar nje sezon shume te rendesishem me Interin”.

Cila eshte karakteristika jote me e mire?

“Faza ofensive. Me pelqen te shtyj perpara”.

Eshte nje problem per ty te mos luash ne Champions?

“Te luash ne Champions eshte nje objektiv i te gjithe lojtareve, por dua ta arrij me Interin dhe shpresoj ta arrijme sezonin e ardhshem. Champions mbetet endrra e cdo futbollisti”.

Keni gjetur dallime dhe te perbashketa midis Interit dhe Romes?

“Pasionin e interistave e kam ndjere qe ne momentin e pare dhe kam marre shume mesazhe. Mezi po pres te zbres ne fushe ne San Siro”.

Sa ka influencuar Mazzarri ne zgjedhjen tende? Cfare pret nga San Siro?

“Shume, kam folur me te perpara se te mberrija tek Inter. Projekti dhe idete e tij nuk me kane lene dyshime. Per sa i perket San Siros, kam luajtur tashme ne kete stadium si kundershtar. Jam kurioz te zbres ne fushe, por do te jete me siguri shume i bukur si Olimpico”.

Cfare kujtimi do te mbani nga Roma?

“Kam nje kujtim te madh, edhe pse ka pasur disa momente te veshtira. Per fat te mire skuadra, dhe shoket e mi me kane mbeshtetur gjithmone”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags