Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eder: “Dy pike te humbura, duhet te permiresohemi. Synojme te shkojme ne CHL. Penalltia…”

Eder: “Dy pike te humbura, duhet te permiresohemi. Synojme te shkojme ne CHL. Penalltia…”
Bujar Berishaj

Ne fund te ndeshjes ne Dall’Ara kunder Bolognas, Eder, ka komentuar keshtu perfundimin e ndeshjes ne mikrofonat e Premium Sport:

“E dinim qe Bologna do na kishte vene ne veshtiresi, sic ka bere me Napolin. Por ne jemi Interi dhe jane dy pike te humbura. Napoli deshiron Championsin dhe ka ardhur ketu dhe ka fituar. E dinim qe ishte ndeshje e veshtire, duhej te fitonim. Kur nuk fiton eshte e rendesishme te mos humbasesh, kemi bere nje pjese te dyte te mire. Ndoshta duhej ta nisnim me mire, duhet te permiresohemi ne disa aspekte ne punen me trajnerin gjate javes. Juve dhe Napoli me te forta? Nuk e di, duhet te shohim objektivin tone qe eshte CHL dhe duhet ta arrijme”.

Sulmuesi italian pastaj komenton penalltine e shkaktuar ndaj tij, penallti e cila i solli barazimin Interit: “Penalltia? Me ka prekur ne kavilje, por e rendesishme ishte te fitojme, pavaresisht penalltise. Nese shpresoj te luaj me shume? Zgjedhjet i ben trajneri, une stervitem ashtu sic duhet, pastaj normale qe zgjedhjet i ben ai”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.