Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

1,351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport – Icardi largohet? As qe behet fjale, vjen Martinez per t’i bere shoqeri! Do te largohen….

Tuttosport – Icardi largohet? As qe behet fjale, vjen Martinez per t’i bere shoqeri! Do te largohen….
Bujar Berishaj

Inter nuk heq dore nga Mauro Icardi.

“Sipas projektit te klubit do te jete akoma sulmuesi titullar i Interit. Larg nga reflektoret, klubi dhe agjentet e kapitenit jane ne kontakt dhe kur te perfundoj sezonit do te ulen ne tavoline per te diskutuar rinovimin”, shpjegon Tuttosport.

“Nje rinovim qe ne kontrate do te shoh rritjen e pages nga 4,7 milione ne 6,5 plus bonuse (per Interin, Wanda Nara shtyn drejt 8 milione euro) dhe klauzolen, sot e fiksuar ne 11 milione (e vlefshme per jashte Italie ne gjysmen e pare te korrikut, objektivi eshte qe te rritet ne 150-160)”.

Sigurisht, me Lautaro Martinez, Maurito nuk do te jete me i vetem ne sulm.

“Nje lojtar qe mund te luaj perkrah Icardit ose ta zevendesoj ne nje sezon qe do te shoh zikalterit te impenjuar edhe ne kupat europiane”.

“Martinez sigurisht qe do i jap Spallettit me shume zgjidhje ne sulm, duke i lejuar teknikut te vleresoj formula te ndryshme”.

“Icardi kete sezon e ka nisur gjithmone titullar kur ka qene ne dispozicion kurse zevendesuesit e tij, Eder dhe Pinamonti kane pasur pak shanse nga Spalletti. Eder ka luajtur ne kater ndeshje ku ka munguar Icardi dhe ka shenuar edhe dy gola por nuk ka dhene asnjehere ndjesine qe ka fituar zemren e teknikut”.

“E njejta vlen edhe per Pinamontin qe eshte promovuar ne skuadren e pare veren e kaluar me nje rinovim deri ne 2021 dhe ne fushe per vetem 13 minuta kunder Genoas (plus 45 me Pordenonen ne Kupe te Italise)”.

“Per te dy shitja duket e sigurt, me Pinamontin qe Interi synon te bej nje plusvalence (i pelqen Cagliarit dhe mund te futet ne tratative per Barellan)”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.