Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Face to Face – Suarez: “Mazzarri ti jape hapesira Kovacic. Pupi-Cuchu, eshte nje problem”

Face to Face – Suarez: “Mazzarri ti jape hapesira Kovacic. Pupi-Cuchu, eshte nje problem”
Ardis
  • On 27/12/2013, 13:39

Interi ka fituar derbyn me rezultatin 1-0 perpara presidentit te ri Erick Thohir. Nje ndeshje me vuajtje qe zgjidhet nga ‘thembra’ e Palacios, nje udheheqes i vertete i zikalterve ne fazen e pare te sezonit. Ne kete edicion te rradhes se rubrikes Face to Face, FcInterNews ka ftuar ne interviste Luisito Suarez, sulmues i Grande Inter i Herreras. Ja dhe fjalet e tij:

Derby pa rezultat deri ne fund, me pas zgjidhja e Palacios. Zikaltrit e meritonin?
“Kam pare nje Inter te mire, edhe pse pati nje fillim jo te mire. Ne pjesen e dyte, me nderrimet, ka krijuar me shume loje dhe me shume agresivitet. Ne pjesen e fundit te ndeshjes e kane merituar fitoren, kane pasur me shume grinte se Milani. Kuqezinjte kane luajtur shume bute ne nje ndeshje te kesaj rendesie”.

Zanetti dhe Cambiasso mund ti japin akoma me shume kesaj skuadre?
“Mund te jene shume te nevojshem kete vit, por ne derby eshte pare qe Interit i duhet me shume freski ne mesfushe dhe te dy aty ne mesfushe nuk arrijne ta mbajne. Vetem njeri eshte mire, por te dy jo. Tashme futbolli eshte me shume fizik se njehere e nje kohe dhe ata kane nje ritem te ngadalte. Kovacic pershembull, meriton te kete me shume vazhdimesi, qe te kete mundesine te shikojme nese eshte me te vertete i zoti apo jo. Duhet ti jape me shume besim, me pas nese nuk i pergjigjet pritshmerive lere ne paqe”.

Do ta linit qe te ikte nje si Guarin?
“Arsyeja eshte me shume ekonomike sesa cilesite e lojtarit. Do te ishte ideale nese ai do te qendronte dhe te vinin lojtare qe ti sherbenin, si pershembull, ne zonen e nxehte te fushes, ku Interit i mungon freskia dhe dinamizmi”.

A duhet nje sulmues per pjesen e dyte te sezonit apo mjaftojne rikthimet e Icardit dhe Militos?
“Per disa ndeshje mund te luash vetem me nje sulmues, qe nuk eshte nje sulmues i pare, si Palacio. Duhet nje sulmues qe te terheqe mbrojtesit ne menyre qe te hape hapesira per Palacion. Ai po ben nje kampionat te madh, por duhet te beje dy gjera ne nje. Te kape te gjithe topat qe i vijne. me pas nje lojtar te vendosur perpara qe ben ndonje gol do te jepte nje garanci per ndonje fitore me shume. Ajo cka me te vertete eshte e nevojshme eshte ne mes te fushes, ku te gjithe lojtaret luftojne por nuk ka asnje organizim loje. Nevojitet dikush, qe ne te tilla momente, mbi te gjitha ne ndeshjet e medha, aty shikohen lojtaret e medhenj”.

Luisito Suarez2

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.