Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,658 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Icardi, shumë shpejt takim me Interin: rinovimi në fillim të sezonit jo i pëlqyeshëm

FcIN – Icardi, shumë shpejt takim me Interin: rinovimi në fillim të sezonit jo i pëlqyeshëm
Rinor Sopaj

Vazhdon ‘telenovela’ e cila lidhet me të ardhmen e Mauro Icardit, i cili do ripërtërirjen e kontratës (me pagë më të madhe) të cilën Interi nuk është i gatshëm t’ia siguroj. Në ndërkohë ka bërë hapa përpara Napoli, që në takimin me Wanda Naran (ku të pranishëm ishin edhe Aurelio De Laurentis dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli), ka shpalosur ofertën e tyre me një pagë superiore, 6,5 milionë duke i përjashtuar të drejtat e imazhit.

Drejtori sportiv zikaltër Piero Ausilio, para se të niset për Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar me skuadrën dhe të kuptojë gjendjen e Roberto Mancinit, ka përsëritur se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje. Ai gjithashtu shpjegoi se për ripërtërirjen e kontratës vendos vetëm shoqëria (“Ky nuk është momenti i duhur, ka prioritete tjera”).

Një mundësi të cilën klubi zikaltër nuk e përjashton është ajo që të takohen pasi të fillojë sezoni, edhe pse kjo nuk e gjen mbështetjen edhe tek lojtari. Kapiteni zikaltër, dëshiron që ripërtërirja e kontratës të bëhet tani, duke mos dashur të presë edhe disa muaj për atë të cilën e konsideron si një premtim të bërë nga Interi para një viti.

Shumë shpejt do të takohen drejtuesit zikaltër do të takohen me agjentët e lojtarit dhe klubi dëshiron t’i kuptojë përmasat e kësaj marrëveshje të re, e cila për momentin duket larg. Në ndërkohë MI9 vazhdon të jetë në SHBA, Napoli nuk heq dorë dhe Interi vazhdon të rezistoj, qoftë me të parin qoftë me shoqërinë e cila do t’ia “rrëmbejë” bomberin për ta zëvendësuar Gonzalo Higuain.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.