Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FCIN1908, cfare lajmi: “Interi siguron perfundimisht super talentin me origjine shqiptare: ja detajet.”

FCIN1908, cfare lajmi: “Interi siguron perfundimisht super talentin me origjine shqiptare: ja detajet.”
Inter Club Staff

Ne nje futboll ku lojtaret e rinj vazhdojne qe te bejne qe tifozet te dashurohen me shume, tashme edhe klubet e medha jane vene pas tyre.

FcInter1908.it eshte ndalur pikerisht te nje nga talentet me te medha ne kete moment ne Europe qe me sa duket eshte siguruar nga Interi.

Behet fjale per lojtarin golashenues me te ri ne moshe te historise se First Division, ne Iralande, dhe me 6 gola ne 10 ndeshje per formacionin e U15 te kombetares qe ai ka zgjedhur (Irlanda per momentin).

Interi keshtu po shikon me shprese nga e ardhmja sepse me sa duket ka siguruar talentin e radhes ne futboll dhe kesaj radhe ai ka origjine shqiptare.

Behet fjale per Kevin Zefi, sulmuesin e krahut te majte te lindur ne 2005 dhe qe luan per skuadren e Shamrock Rovers.

“Talenti i tij eshet pare qe ne diten e pare, ka kualitete te pabesueshme. Duhet te punoje shume, por Kevin ka potencial te madh”, ka thene disa kohe me pare kapiteni i klubit irlandez, Ronan Finn kur eshte pyetur per yllin e ri.

Nderkohe, ai mesohet se eshte nje figure shume karizmatike ne ambientin e ‘The Hoops’.

ZEFI, NJE TALENT I DESTINUAR TE BEHET I MADH – Pasi hapat e pare i ka bere ne St. Kevin’s Boys, formacion studentor ne Dublinin verior, Zefi eshte transferuar te te rinjte e Shamrock Rovers.

ka filluar te kaloje te gjitha moshat nje e nga nje deri sa ka filluar te luaje ne formacionin e rezervave, ne First Division, duke fituar nje vend titullari dhe madje duke shenuar nje gol ne fitoren 2-1 ne 4 shtator kunder Longford Town.

Por cfare e ka bere te vecante kete gol? Ka qene goli i shenuar nga lojtari me moshe me te vogel ne histori.

Nderkohe, Zefi mahnit edhe me fanellen e kombetares se Irlandes U15: 15 vjecari (do te mbushe te enjten 16 vjec) ka shenuar 6 gola ne 10 ndeshje.

Numra te rendesishem keto, per nje talent qe duket i destinuar te behet nje pike referimi per te ardhmen, edhe pse ai nuk ka vendosur perfundimisht: per futbollin irlandez apo ate shqiptar, duke qene se origjina e tij eshte shqiptare.

KUSH ESHTE KEVIN ZEFI – Pavarsisht se kemba e tij natyrale eshte e djathta, Zefi mbulon rolin e sulmuesit te majte ne nje 4-3-3 apo ne nje 4-2-3-1.

Eshte i lindur ne 2005, me origjine shqiptare. Ai preferon shume here te niset nga e majta per ne qender te fushes.

Eshte teper i mire kur niset me top ne kembe qe ne gjysmefushen e tij, dhe eshte shperthyes ne sulme te shpejta.

Ka teknike dhe dribling, te cilat jane armet e tija me te mira.

Numrat ne kombetare tregojne nje sens te madh goli, pervec se eshte nje specialist i goditjeve te denimit.

INTER, A ESHTE MBYLLUR SI MARREVESHJE? – Cilesite e Kevin Zefi nuk i kane kaluar pa u vezhguar drejtuesve zikalter dhe vezhguesve.

Aq shume sa Interi ka nxituar qe te mbylle shpejt kete operacion dhe duke siguruar keshtu sherbimet e lojtarit qe do te kaloje ne Milano sapo te mbushe 16 vjec.

Nga Irlanda kane ardhur konfirmime: e perditshmja Indipendent ka siguruar se tratativa eshte e mbyllur dhe zikalterit do e zyrtarizojne ne javet ne vazhdim.

Nderkohe, edhe ne si Inter Club Albania konfirmojme dicka te tille duke qene se miq te afert te Kevin kane konfirmuar ne rruge telefonike ne ditet e kaluara se me Interin eshte mbyllur gjithcka.

Ky eshte nje operacion me prespektive per zikalterit, te cilet kane siguruar ate qe konsiderohet sot per sot talenti me i mire ne Irlande.

Nderkohe qe shpresjme qe Kevin te dale ashtu si i ka pritshmerite Interi, shpresojme gjithashtu qe ai te zgjedhe edhe Kombetaren e pare te Shqiperise dhe jo ate te Irlandes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.