
Gazzetta dello Sport – Miranda stervitet me grupin: ne fushe te shtunen? Ne mesfushe…
Joao Miranda sot eshte kthyer te stervitet me grupin.
Megjithate eshte akoma heret per te kuptuar nese ai mund te luaj nga fillimi ne ndeshjen Inter-Sassuolo, ne program per pasneser.
Nese braziliani nuk do t’ia dal dot, shkruan Gazzetta dello Sport, ne vendin e tij do te konfirmohet serish italiani Andrea Ranocchia.
Ashtu si ne transferten e Udines ku ai luajti perkrahe Skriniar ne qender, me Ranocchian qe edhe hapi ndeshjen me golin e tij.
Nderkohe ne mesfushe Borja Valero mund te qendroj ne pankine, per t’i bere vendin Matias Vecinos qe do te kthehet nga skualifikimi per te luajtur bashke me Brozovic.
Ne sulm si zakonisht Mauro Icardi, me Candreva e Perisic ne krahe dhe Rafinha si trekuartist.