Gazzetta – Interi dyfishon, Lichtsteiner dhe Isla. Ndersa Juventus…
Ne fushe, tensioni ka qene gjithmone i larte. Inter-Juventus jane historikisht sinonim i betejave te medha. Dhe tani, perqendrimi i tyre eshte spostuar ne merkato. Sepse shoqeria zikalter po ndjek nga afer paraqitjet e Mauricio Isla. Sipas Gazzetta dello Sport ne edicionin e sotem, kileni po ben presion qe Juventusi ta dergoje ne Milano, por per momentin Interi nuk ka prezantuar asnje oferte, pervec nje kerkese per huazim. Kerkese qe eshte refuzuar menjehere nga Juventus, qe mbron pozicionin e tij, madje kerkon 8 milion euro per te shitur gjysmen e kartonit te Isles qe i perket atij.
Megjithate, kohet e fundit, sipas Gazzetta dello Sport, diskutimeve ne aksin Milano-Torino, i eshte shtuar edhe nje pjesetar tjeter. Behet fjale per Stephan Lichtesteiner, mbrojtes krahu zviceran, qe prej dje eshte lidhur perseri me zikalterit. Themi perseri, sepse para transferimit ne Torino nga Lazio, edhe Interi u mendua per te. Perseri Juventus eshte i ashper ne pozicionin e tij, do e shese vetem per shuma siper 10 milion euro. Pra, me pak fjale, Interi duhet te veproje. Derby i Italise ne merkato ka filluar.