874 views
Gazzetta – Kuzmanovic dhe Pereira, dy lojtaret ne ikje. Por…
Ardhjet e reja do te varen nga largimet. Alvaro Pereira, qe ne Interin e Mazzarrit eshte zevendesuesi i Nagatomo, sipas Gazzetta dello Sport eshte gjithmone e me afer largimit. Eshte folur ne keto dite per nje interesim nga ana e Tottenham, por qe deri tani nuk ka gjetur konfirmime konkrete. Me i besueshem mund te jete nje interesim nga ana e ekipit turk te Galatasaray, ku luan edhe Wesley Sneijder.
Kuzmanovic, eshte emri i dyte ne largim nga ekipi, por ka refuzuar Sunderland (ishte gjithcka gati). Lojtari kerkon te qendroje tek Interi ose eventualisht te marre ne konsiderate Gjermanine dhe Spanjen. Per te, zikalterit kerkojne 4 milion.