Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Juve e zemeruar? Inter i eger! Te fitojme per veten tone. Neser nuk duhet te fshihemi…”

Spalletti: “Juve e zemeruar? Inter i eger! Te fitojme per veten tone. Neser nuk duhet te fshihemi…”
Bujar Berishaj

Neser bota e apasionuar pas futbollit do te kete rasin te shoh nje klasike futbollit mes Inter dhe Juventus. Ndeshje e rendesishme per te dy ekipet. Pas Allegrit, eshte radha e Spalletit te analizoj ndeshjen e neserme. Keto jane fjalet e tij:

Cfare ju jep besim per neser?
“Rritja e skuadres gjate sezonit. E di qe do jete e veshtire por kemi mesuar te dialogojme me defektet tona. Kjo paraqet rritjen, jemi gati per te luajtur kete fund sezoni me nje objektiv te rendesishem si Champions”.

Jeni i kenaqur qe arbiter eshte Orsato?
“Nuk e shoh ku qendron problemi. Arbitrat kane treguar kualitet dhe profesionalizem”.

Ju shton presion transferta me Lazion?
“Do te firmosja per te shkuar dhe per te luajtur kualifikimin atje. Nuk eshte nje peshe. Te kthehemi ne Champions perfaqeson te gjithe dashurine per klubin, lojtaret, nga ana e tifozeve. Do i vendosim gjerat ne vend per ate qe i perket historise se klubit. Duhet te jemi gati”.

E prisje qe Salah te behej nje nga me te fortet ne bote?
“Une i njoh kualitetet e tij. Ben gjithcka me lehtesi pastaj edhe Klopp ka punuar me te. Kam tentuar gjate gjithe vitit ta le me shume ne qender por ai shkonte ne krah per te marre topin, por me duket qe ka kuptuar se cila eshte pikenisja e tij. Mund te perimiresohet akoma, eshte nje djale i mbare qe e do punen e tij dhe shoket e skuadres. Jep gjithcka per objektivin”.

Prisni qe neser skuadra te shpreh maksimumin potencial?
“Pres nje prove te rendesishme. Jane ndeshje ku nese fshihesh atehere denohesh menjehere. Duhet marre pergjegjesi dhe te kerkosh veprimet qe bejne diferencen. Duhet te vrapojme dhe te luftojme. Duhet te bejme gjithcka. Pastaj perballemi me Juven”.

Fitorja e fundit kunder Juves ishte me De Boer. Jane kushtet per te bere nje ndeshje te tille?
“Ndonjehere nuk ia kemi dalur por kemi provuar gjithmone. E dime qe eshte me e lehte nese qendrojne ne pjesen tjeter te fushes me shume se kundershtari. Sepse eshte me e lehte qe te arrij episodi i goditje ose per te gjuajtur ne porte. Por duhet te dime edhe kur te kthehemi prapa sepse Juventus ka lojtar qe permbysin aksionin shume lehte. Nuk e kujtoj mire ate ndeshje, nuk e kam shikuar. Kam pare vetem disa pjese. Ate te javes se kaluar me Napolin e kam pare, por Juventusin ka treguar qe di te adaptohet. Allegri di t’i shfrytezo mire lojtaret qe ka dhe luan me 3 ose 4 ne mbrojtje shume lehte. Eshte me i miri per te lexuar ndeshjet”.

Prisni nje ndeshje mbi mundesite e juaja?
“Nuk do thoja keshtu, nese kemi keto pike eshte sepse i kemi fituar. Ne disa ndeshje kemi lene pike por ne disa kemi marre pike me ndonje episod. Tani e njohim veten me mire, kemi me shume ekuiliber dhe duke pare reagimet eshte ajo qe paraqet rritjen tone. Jemi me solid. Por eshte e qarte qe ne disa momente kemi lene pike qe do te pasqyronin nje klasifikim ndryshe”.

Ne fund te ndeshjes se pare nuk ishit shume i lumtur. Ne cfare pike jeni tani? Mund te kenaqeni me barazim?
“Mund te benim me shume sa i perket golit edhe pse tani jemi permiresuar sepse ka lojtare tjere qe shenojne dhe kemi fituar ne transferte. Lojtari i forte keto dite i perjeton me kenaqesine per te luajtur nje ndeshje te tille. Jam shume i lumtur ne prag te kesaj ndeshje, nuk eshte se barazimi nuk na duhet asgje por te dy skuadrat do te luajne per te fituar”.

Humbja e Juves me Napolin do t’i bej te zemerohen me shume?
“Sipas meje do te ishte njejte. Nese jane te zemeruar pas nje humbje me Napolin, ne qe nuk fitojme qe shtate vite mund ta mendoni se si jemi”.

Mendoni se jeni ne borxh me Napolin?
“Mua me interesojne tre piket qe do t’i jepnin fitoren Interit. Jo tre piket qe do i hiqnin dicka Juventusit”.

Sipas Allegrit kush fiton eshte nje djal i mbare dhe kush humb eshte nje… Pajtoheni, duke konsideruar qe rrezikoni te mos shkoni ne Champions me me shume se 70 pike?
“Ne fund te vitit te mbet ajo qe ke krijuar, mund te jete histori e bukur edhe duke mos arritur te rezultati i rendesishem. Kemi provuar t’i bejme gjerat mire, nuk ndjehem i zoti kur fitoj ose idiot kur humbi sepse kam punuar para se te jem trajner, pastaj kam stervitur femijet dhe pastaj te rriturit”.

Eshte paradoksale qe kontestohet nje skuader qe ka fituar gjashte skudetot e fundit?
“Eshte dicka italiane, sepse pervec incidenteve te fundit jemi duke u permiresuar. Nga pikepamja ime futbolli eshte nje pasuri qe duhet mbrojtur dhe vleresuar sidomos nga ata qe e perjetojne cdo dite si ne ose ju. Shume rezultate jane frut i kualitetit dhe tradites sone. Ne cdo sektor italianet respektohet si persona qe kane zgjidhje per gjithcka. Duhet te permiresohemi sepse kemi tradite te rendesishme. Jashte Italie funksionon keshtu, futbolli i jep pune shume njerzve. Eshte nje levizje e rendesishme”.

Perballen dy sulme te forta por edhe dy mbrojtje te medha. Ne nje ndeshje ku barazimi nuk ka shume vlere, ka me shume rendesi mbrojtja apo sulmi?
“E veshtire per t’u thene, kane rendesi te gjitha. Per nje mbrojtje te mire duhet ndihma e sulmit, qe ne mbrojtje te mos arrijne topa te lehte. Ka pasur momente ne karrieren time ku kisha veshtiresi dhe zgjidhjen e gjeja shpesh ne mesfushe, sepse mesfushoret kane aftesi per te bere te gjitha nga pak. Roli i mesfushorit eshte nje rol i bukur, une isha mesfushor (qesh)”.

E gjeni joedukative shprehjen “fitorja eshte gjeja e vetme qe ka rendes”?
“Preferoj te mos gjykoj”.

Per vitin e ardhshem mund te jete Skudeto nje objektiv?
“Tifozet tane kane nje dashuri te madhe per Interin. Kane ardhur dhe na kane pritur edhe ne Genova pas ndeshjes. Pastaj raportohet se na kishin kontestuar por nuk ishte ashtu. Kane ardhur te na tregojne se cfare mendojne ne menyre qe ne te japim me te miren. Nuk e di si e mendojne dhe cfare presin vitin tjeter, por ka diferenca: Juventus punon ne nje projekt prej shume vitesh dhe ka treguar qe eshte ne nje lartesi. Napoli punon me te njejtin trajner prej vitesh duke krijuar nje mentalitet per te cilin flitet kudo. Behet thelbesore te mos arrish ne fund dhe te rinisesh pothuajse nga zero. Sipas meje kete vit nuk do te jete keshtu. Do te jete e rendesishme te flitet me qartesi per te mos zhgenjyer asnjeri. Pastaj per te fituar nje skudeto ka gjera tjera per t’u vene ne vend”.

Nga 20 gola te pesuar, per Juventusin dhjete kane ardhur nga nderprerjet dhe Interi ka shenuar shume te tilla. Keni punuar ne kete?
“Juve eshte mire fizikisht, por as ne nuk jemi keq. Pastaj eshte e qarte qe na mungojne disa gola nga goditjet direkte. Ata kane me shume mundesi per kete sepse kane specialist. Ne kemi potenciale por nuk jemi ne gjendje t’i shfrytezojme ne maksimum”.

Duke lexuar edhe ate qe kane shkruar disa lojtare ne rrjete sociale ose qe kane thene ne intervista, sheh tek lojtaret bindjen per te fituar kete ndeshje?
“Kjo eshte nje skuader qe ne ndeshjet e meparshme ka krijuar mundesine per te bere dicka te madhe. Vjen edhe nga disa gjeste te duhura nga ndeshjet e merparshme. Kete jave kemi bere stervitje te verteta”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.