Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

756 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta tregon: “Conte dje pas ndeshjes nuk vajti ne shtepi por ne Appiano: ja pse.”

Gazzetta tregon: “Conte dje pas ndeshjes nuk vajti ne shtepi por ne Appiano: ja pse.”
Inter Club Staff

Antonio Conte nuk deshiron kurresesi te ndalet tek hapi fals ndaj Slavias se Prages ne ndeshjen e pare. 

Zikalterit e tij ne Champions League nuk ja dolen dot t’ja nisin me nje fitore, por kjo nuk do te thote se duhet qendruar ne vend pa mesuar nga gabimet e djeshme.

Tekniku zikalter deshiron te filloje menjehere punen pas barazimit te djeshem sepse menjehere te shtunen dhe te merkuren jane dy ndeshje shume te veshtira: menjehere Milani dhe Lazio.

Por cudia me e madhe ka ndodhur dje: Conte nuk ka preferuar te shkoje ne shtepi por ka shkuar menjehere ne Appiano ku ka punuar per stervitjen e sotme dhe per nje plan per dy ndeshjet e radhes.

Sipas Gazzetta dello Sport, Conte e ka pare si nje gje te drejte qe te “autodenohet” me nje nate ne Pinetina per te qartesuar edhe idete e tij.

Sot nderkohe ne Pinetina ka ne axhende nje pune “me te lehte” per ata qe luajten dje ndaj Slavias ndersa per ata qe nuk luajten diten e djeshme, do te kete nje ndeshje miqesore.

Ne program eshte nje perballje ne Appiano me skuadren e Comos ku do te tentohet qe te kete permiresime ne nivelin e lojes. Normalisht nuk do te luajne ata qe ishin ne fushe dje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.