Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

930 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Thohir do te marre 60% dhe ti lere presidencen Morattit.

GdS – Thohir do te marre 60% dhe ti lere presidencen Morattit.
Xhorxh Gellci

Nuk ka ngadalesime. Fjalet e djeshme te Massimo Morattit per Sky nuk ndryshojne asgje: dialoget me indonezianet per shitjen e aksioneve te Interit vazhdojne me vendosmeri dhe shume shpejt mund te vije momenti i shumepritur. Ndoshta jo ‘me nxitim’ sic tha presidenti zikalter nje jave me pare, por eshte evidente se korriku do te jete muaji i nxehte ne kete drejtim.

Gazzetta dello Sport flet per ngjarje te rendesishme prej kesaj jave, dhe ne mes eshte deshira e Thohir (nuk eshte vene kurre ne dyshim) per te marre shumicen e paketes aksionare te Interit, duke i lene Morattit presidencen e klubit. “Manjati indonezian do te marre shumicen, te pakten 60% qe kete vere. Kalim qe mund ti vleje Morattit me shume para duke e krahasuar nese kuotat do te ishin me pak. Thohir mund te pranonte te futej edhe me nje kuote me te vogel (30 ose 40%) vetem nese do i garantohej te kalonte 51% ne vitet e ardhshme, ose edhe muaj.” – shkruan Gazzetta dello Sport.

Dhe ardhja e afert ne Milano e njerezve te besuar te Thohir, flet per perfundimin me sukses te tratatives, pa e perjashtuar nje udhetim ne Milano te Thohir vete. Por eshte per tu vendosur pjesa qe do te ndahet, pervec se prezenca ne Keshillin e Administrimit te investitoreve ne perpjestim me derdhjen e parave dhe numrin e aksioneve. “Thohir do te sjelle te pakten 6 njerez te besuar ne Keshillin e Administrimit qe do te behet pika kryesore ku do te vendoset per klubin. Pastaj natyrisht, ne nje moment te dyte, manjati do te doje te vendose duart edhe ne rolet me kyce te shoqerise. Dhe do te kuptohet nese disa nga drejtuesit aktuale do te zevendesoheshin ose do te vendoseshin ne detyra te tjera.” – shpjegon Gazzetta.

Themelor eshte aspekti i kohes, sepse per te ndikuar ne merkato, do te kishte nevoje per nje ‘nxitim’ shume shpejt. Hyrja e Thohir, sic perserit Gazzetta, do te jepte oksigjen ne merkato: “Do te percaktohet kuota per te mbuluar debitin me bankat – nuk mund te mendohet te shpiet ne 0, por te pakten te pakesohet, duke pare qe Interi ka paguar 9 milion euro vetem interes bankar ne vitin 2011-2012. Gjithashtu do te shihet shuma qe do te sherbeje per rritjen e kapitalit. Sepse firmen e tij te ardhshme Moratti do ta vendose mbi nje kontrate qe i le nje pjese te Interit, por mbi te gjitha eshte per te miren e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.