Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Historia e skuadres se vertete te Milanos…

Historia e skuadres se vertete te Milanos…
Inter Club Staff

Deri pasluftes ne Milano, ekzistonin 3 skuadra futbolli. 

AC Milan – nga disa e therritur Milan, US Milanese, qe praktikisht nuk kishte tifoze dhe Internazionale Football Club, qe ne 20 vjetorin fashist u quajt Ambrosiana. Keto ishin tre ekipet milaneze, por praktikisht ne Milano, ne ato vite ekzistonte vetem nje klub futbollistik, dhe ai ishte Internazionale.

Milani stervitej ne nje fushe periferike qe quhej Linate, vend ku luante edhe ndeshjet e kampionatit apo ‘ato te se dieles’ sic quheshin nga vendasit. Tifozet kuqezi ishin ato qe perfshinin vetem ate zone dhe per kete fakt quheshin “Ato te Zones se Linate”. Ishin njerez te rremujes, ‘rrugace’ quheshin nga te tjeret dhe fusha e Linates ku ekipi zhvillonte ndeshjet, u quajt “La fossa dei leoni”.

Ekipi i Internazionales, luante ne Arenen(stadiumin) prane sheshit “Duomo”. Mbeshtetes te zikalterve ishin mjaft studente dhe artiste qe e ndiqnin thuajse ne cdo vend ku luante, por te shprehemi me qarte, ishte ekipi qe mbeshtetej nga Milanezet.

Prane zones se Linate jetonin taksiste te asaj kohe dhe kur themi taksiste behet fjale per punetoret me karroca apo hamallet (e shqiperuar), dhe per kete, ne ate kohe, per milanezet, Milani ishte skuadra e hamalleve, “CASCIAVIT” e quajtur ndryshe. Ndersa tifozet e Interit kishin nje emertim teper krenar: “BAUSCIA“.

Persa i perket kesaj, duhet te shtojme qe Milani ishte ekipi qe nuk fitonte asgje, ‘Ajo nuk fiton mire’ (thonin me Linate me theksin vendas). Nderkohe qe Internazionale fitonte me shpesh se kundershtari, Milan. Me pas arriti te vinte Peppin Meazza, kur ekipi kishte mare emrin Ambrosiana-Inter per fajin e diktatorit Duce. Ne ate kohe, Interi vazhdoi te fitonte dhe me lojtare si Meazza, Kombetarja Azzurre nen drejtimin e Pozzo, arriti te fitonte 2 tituj kampione bote. Te gjithe ne Milano thonin njezeri ne ate kohe: “Meazza Campione del Mondo!” e ketu edhe tifozet e Milanit, arriten te kishin idhull nje interist.

Ne vitet 50, ekipi i Milanit filloi te luante ne stadiumin San Siro, stadium i Piazza Axum, dhe me lojtarin e atehershem Rivera, shume milaneze filluan te dashuroheshin pas ekipit te Milanit. Ekipi zikalter paksa me vone, do te transferohej ne San Siro dhe bashke me kete transferim, stadiumi do te nderronte edhe emer pas nje vendimi te bashkise dhe San Siro do te merte emrin Meazza, legjendes se Interit. Edhe sot e kesaj dite Interi vazhdon te jete per milanezet “ La Beneamata” (“E dashura mire”, ne kuptimin “me e dashura” me theks milanez). Pavarsisht se Milani eshte krijuar me heret se Interi dhe mban emrin e qytetit, ne Milano, ngjyrat zikalter mbizoterojne si ne numer tifozesh por edhe ne takime direkte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.