VIDEO – Bleacher Report: “Kurre mos i thuaj Icardit qe ke ditelindjen…”
Kapiteni zikalter tashme njihet ne te gjithe boten si nje prej sulmuesve killer ne zonen e rreptesise dhe me aftesite e tij per te shenuar ka terhequr vemendjen e klubeve me te medha eurpiane.
Por ka dicka tjeter per te cilen Maurito eshte bere i famshem ne kohet e fundit: ka te beje me ditelindjet e shokeve te skuadres dhe te stafit te Interit. Po, pikerisht me suprizat e kendeshme dhe te pakendeshme qe kapiteni organizon.
Here i ben vetem, here i ben me ndihmen e shokeve ne skuader por dicka eshte e sigurt: ai me vezet dhe me miellin shenon gjithmone ne shenje, pikerisht aq i sakte si ne derbyn e fundit ku shenoi nje triplete.
Per kete “hobi” te Icardit, portali i njohur Bleacher Report ka pergatitur nje video te cilen e titullon “Kurre mos i thuaj Icardit qe sot eshte ditelindja jote”, dhe momentet gazmore ne kete video nuk mungojne.
Bleacher Report vazhdon: “Kapiteni i Interit ka nje tradite te cuditshme”, “Viktima e fundit ishte Candreva”, “Askush nuk eshte i sigurt, as punonjesi i magazines”, “Ata e dine qe ai po vjen, por nuk e ndalojne dot”, “Por shoket e skuadres ja kthyen me te njejten monedhe diten e ditelindjes se tij”, “Hakmarrja eshte e embel…”.
Ketu, mund te shikoni videon e shkurter te kapitenit zikalter te pergatitur nga BR: