Icardi enderron: “Dua te fitoj shume, si Batistuta”
Mauro Icardi, sulmuesi qe do ti bashkohet Interit sezonin e ardhshem, eshte rikthyer per te folur per vendimin e tij per te zgjdehur kombetaren argjentinase perpara asaj italiane. Kohet e fundit Icardi ka takuar tranjerin e argjentines Alejandro Sabella, por zgjedhja e tij, nuk eshte ndikuar fare nga tranjeri: “Ai nuk me ka bindur mua per asgje, une jam argjentinas. Ne kete interviste kemi hedhur baza per te ardhmen dhe shpresoj te vije ndonje grumbullim ne kombetare”. Icardi deklaron se nuk e ka frike konkurrencen, “sepse Argjentina ka sulmues te medhenj, por un kam nje profil te dallueshem nga ata, dhe kjo ndoshta me jep ndonje mundesi per te qene i grumbulluar me grupin”.
Icardi pastaj pershkruan teknikisht veten: “Jam i forte, kam nje gjuajtje te mire dhe i mire ne lojen ne ajer. Gjithmone kam thene se jam i ngjajshem me Batistuten, shpresoj qe te arrij sukseset sportive qe ai ka arritur”.