Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi për MP: “Rinovimi do të vij shpejtë, nënshkrimi shumë afër”

Icardi për MP: “Rinovimi do të vij shpejtë, nënshkrimi shumë afër”
Rinor Sopaj

“Kemi lënë gjithcka në fushë. Që nga momenti që kemi hyrë brenda, jemi munduar ta bëjmë atë që na ka kërkuar trajneri, në pjesën e parë kemi bërë presion të lartë dhe e kemi gjetur golin. Edhe në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të madhe me shumë sakrifica. Interi dëshiron të rikthehet në majë, dhe tek historia e tij, sigurisht që nga këtu do të bëjmë mirë deri në fund të kampionatit, vitin tjetër dëshirojmë të luftojmë për pjesën më të lartë të mundshme”. Kështu deklaroi, Mauro Icardi i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Romës për mikrofonët e Mediaset Premium.

“Obiektivi im? Ta ndihmoj skuadrën që të bëj më mirë, pastaj nëse arrijnë golat do të jem i lumtur për veten time. Sulmuesi duhet të shënoj”. Një deklaratë për rinovimin: “Mungon shumë pak, nëse shoqëria do të pajtohet me agjentët e mi atëherë do të vij shumë shpejt. Nëse e kam stilolapsin në dorë? Akoma jo, kur të ma japin do të nënshkruaj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.