Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 7, 2019

Scroll to top

Top

732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eshte e kryer per Politanon: lojtari neser ne Milano! Te shtunen vizitat mjeksore dhe…

Inter, eshte e kryer per Politanon: lojtari neser ne Milano! Te shtunen vizitat mjeksore dhe…
Bujar Berishaj

Interi dhe Sassuolo kane arritur marreveshje per Matteo Politanon.

Kete raporton eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio qe permes sajtit te tij tregon se si sulmuesi italian se shpejti do te behet nje lojtar i ri i Interit.

Politano do te kthehet neser ne Itali (ai do te arrij direkt ne Milano) dhe pastaj do te kryej vizitat mjeksore me Interin ne mengjesin e dites se shtune.

Operacioni do te jete ne bazen e nje huazimi (me shifer te larte per t’u paguar) pa obligim blerje por me nje te drejte blerje, me Sassuolon qe po vlereson lojtaret e duhur si pjese shkembyese ne kete operacion. Dhe ne kete operacion duket se do te kete vetem nje lojtar nga Interi dhe jo dy.

Behet fjale per danezin Jens Odgaard, qe eshte gati te behet nje lojtar i ri i De Zerbit per 5 milione euro dhe me nje te drejte ri-blerje nga Interi per 10 milione euro ne vitin e pare kurse ne vitin e dyte e drejta e ri-blerjes do te shkoj ne 15 milione euro.

Per momentin nje tjeter lojtar i ri zikalter si Adorante nuk duhet te jete me pjese e nje tratative qe praktikisht eshte mbyllur, me Politanon qe tani eshte gati te kthehet ne Itali per te nisur nje aventure te re.

Kete here me ngjyrat zikalter te Interit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.