
Inter, flet edhe Marotta per fjalet e Bonuccit: “Cfare mendoj per fjalet e tij ne drejtim te Interit? Ne radhe te pare ato fjale…”
Beppe Marotta me sa duket ka folur edhe per fjalet e Leonardo Bonuccit pak dite me pare ne drejtim te Interit.
Mbrojtesi i Juventusit tha ne nje interviste qe eshte diskutuar shume se Interi ka fituar fale Juventusit dhe jo per meritat e saj.
“Me shume ishte faji yne qe Interi fitoi se sa merita e Interit. Kane bere nje sezon te madh por fituan se ne kemi bere nje sezon te keq”, ka thene Bonucci pak dite me pare.
Nderkohe, me sa duket pas Arturo Vidal, per kete ka folur edhe Beppe Marotta qe e ka mare me sportivitet kete fraze te Bonuccit.
“Leo eshte nje lojtar i zoti. Kjo gje qe ai ka thene nuk mund te mos na stimuloje me shume. Na motivon me shume.”
“Ndeshja e se dieles do te jete nje test shume i mire per te gjithe. Eshte nje ndeshje qe do te ndiqet nga e gjithe bota.”
“Normalisht qe perballe do te jene dy skuadra qe kane bere historine e viteve te fundit e Serie A, ka shume rivalitet.”
“Fjalet jane pjese e lojes. E rendesishme eshte qe te flase fusha sepse piket fitohen aty, pikerisht ne fushe.”