Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta ka ne dore goditjen e madhe ne mesfushe: nje kampion bote per Conten

Inter, Marotta ka ne dore goditjen e madhe ne mesfushe: nje kampion bote per Conten
Inter Club Staff

Do te kete nje mini-revolucion ne mesfushe ne shtepine Inter me klubin zikalter qe eshte shume i vendosur per te investuar edhe ne repartin qendror te fushes. 

Jane disa emrat e medhenj qe kerkon Interi dhe qe Marotta po i ndjek me kujdes.

Keto emra i shpjegon me detaje Gazzetta dello Sport e cila ndalet mbi te gjitha tek nje kampion bote.

“Emri i Arturo Vidal mbetet gjithmone nje emer i vlefshem per Conten duke pare raportin qe ka me te dhe sa shume e vlereson tekniku, por nuk eshte i vetmi emer per te cilin po punon Interi.”

“Pelqehet shume (mbi te gjithe) lojtari kampion bote i Bayern Munich: Tolisso. Ai eshte ne dalje nga klubi gjerman sepse nuk ka pasur hapsirat e duhura.

Cmimi i kartonit normalisht eshte me i larte se ai i Arturo Vidal, por edhe mosha e tij eshte shume me e re duke pare se eshte plot 7 vite me i ri se kiliani.

Por si do e ndihmonte Interin ardhja e francezit? Ku do ta kishte ai vendin ne formacionin e Contes?

Per kete ka folur me detaje Gazzetta dello Sport qe ndalet tek cilesite dhe karakteristikat e kampionit te botes.

“Tolisso mund te beje lojtarin e qendres me nje mesfushe me dy qendrore apo lojtarin e trete me nje mesfushe me tre.”

“Ai ka nje eksperience nderkombetare shume te rendesishme: 26 ndeshje ne Champions League. 20 ne Europa League dhe 21 ndeshje me kombetaren e Frances.”

“Por nder te tjera, ai shenon goxha: kete gje e tregojne edhe 7 golat ne Champions League ne karrieren e tij qe jane nje tregues se ai ka goxha prezence ne zonen e golit.”

“Ai ne kete moment shihet si emri perfekt per Interin e Contes. Duke pare mardheniet e mira me Bayern dhe emrin e Perisic ne mes, mendohet se Interi dhe Marotta e ka ne dore lojtarin per ne merkaton e radhes.”

“Ne kete menyre nuk do te kishte asnje problem te gjendej marreveshja me gjermanet dhe Tolisso do te vinte me deshire ne Milano.”

“Nderkohe, si emer ne rast se ai nuk vjen dot per nje arsye apo per nje tjeter shihet i preferuari Gaetano Castrovilli i Fiorentines (per te cilin Commisso deri me tani ka bere shume rezistence).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.