Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

930 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne Spanje te sigurt: “Marotta gati te rrembeje nje lojtar nga Barcelona nese nuk rinovon: lojtari ka…”

Inter, ne Spanje te sigurt: “Marotta gati te rrembeje nje lojtar nga Barcelona nese nuk rinovon: lojtari ka…”
Inter Club Staff

Nje lajm shume i rendesishem ka ardhur diten e sotme nga Spanja per sa i perket merkatos se veres se ardhshme.

Ne fakt, behet fjale per Barcelonen qe mund te humbase nje talent te rendesishem nese ai nuk rinovon gjate ketij sezoni.

Ja cfare shkruan sot FutbolTotal, dhe lajmin e pasqyron edhe FcInterNews.it, ne edicionin e saj online te perditshem:

“Barcelona po e ka shume te veshtire qe te gjeje marreveshjen me nje nga yjet e kanteres se saj qe po shkelqen ket sezon”.

“Behet fjale per Alex Balde, lojtarin e krahut te majte, te lindur ne 2003 dhe qe i ka cmendur te gjithe me performacat qe ka pasur”.

“Ai do te ishte nje goditje e 2023 per Interin, qe ka filluar te marre informacionet e para per lojtarin me origjine domenikane”.

“Nese ai nuk do ta gjeje marreveshjen per rinovimin e kontrates qe eshte deri ne 2024, atehere Inter eshte gati per nje oferte, nderkohe qe Barca mund te mendohet per te mos e humbur me zero lojtarin”.

“Balde deri me tani ka koleksionuar pese ndeshje me formacionin e Xavi Hernandez dhe ka dhene plot tre assiste. Barca ka tentuar te rinovoje me te deri ne 2027, por deri me tani tentativat kane shkuar bosh”, sipas asaj qe thote FutbolTotal.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.