
Inter, nje motiv per te buzeqeshur: Ne Europa League debutim historik per Pinamontin?
Edicioni i perditshem i Gazzetta dello Sport flet per sfiden e neserme ne Europa League ndermjet Interit dhe Spartes dhe shpjegon se si Stefano Pioli po mendon per nje stafete ndermjet Rodrigo Palacios dhe shume te riut Andrea Pinamonti.
“Njeri ka dyfishin e moshes, trefishin e eksperiences dhe nje sakrifikice qe rralle e gjen. Rodrigo Palacio per Andrea Pinamontin eshte ‘engjelli mbrojtes’, ai qe e drejton, ai qe i jep instruksione ne fushe, e keshillon. Por neser nuk do te jete kshtu stafeta ndermjet te dyve. Kunder Sparta Prgaes, ne fakt, Stefano Pioli do te mare ne pankine sulmuesin e datelindjes 1999 dhe do i besoje sulmin El Trenza. Ceshtje shansi duke qene se kjo ndeshje nuk vendos asgje per Interin dhe se zikalterit e kane mbyllur rrugetimin e tyre ne Europe perpara kohe. Palacio kete vit ka bere vetem 7 paraqitje ne total dhe ka shenuar vetem ne kupe, pikerisht ndaj Cekeve ne ndeshjen e vajtjes. Inteligjenca futbollistike e argjentinasit nuk eshte vene kurre ne diskutim, ne kampionat nuk e ka nisur kurre si titullar ne pese ndeshjet e luajtura. Ndersa Pinamontit neser ne darke do i duheshin vetem pak sekonda ne fushe per ta bere te lumtur. Do te ishte nje debutim historik ne skuadren e pare ne moshen 16 vjecare.”