Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

607 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Boterori, nje moment i rendesishem. Zanetti? Nje person…”

Palacio: “Boterori, nje moment i rendesishem. Zanetti? Nje person…”
Ardi Deda

I intervistuar nga Tyc Sports, Rodrigo Palacio, flet per perspektiven e tij dhe te Kombetares Argjentinase, pak dite perpara fillimit te Boterorit: “Boterori im i dyte? Te perjetoj kete moment me fanellen e Argjentines eshte spektakolare. E di qe eshte e veshtire te gjesh nje vend ne Kombetare, ku kemi shume lojtare te medhenj. Une njeri prej 23 lojtareve qe do te thirren? Akoma nuk e di nese do te jete keshtu, megjithate ndihem pak me shume i rendesishem se me pare, kam mundur ti tregoj teknikut Alejandro Sabella aftesite e mia. Tani do te zbres ne fushe gjithmone me idene per te ndihmuar skuadren dhe per te fituar. Per mua eshte nje enderr te jem ketu dhe grumbullimi per te luajtur nje Boteror me Kombetaren Argjentinase.

Gjate intervistes flitet natyrisht dhe per Interin, dhe per figuren e Javier Zanetti, kapiten historik i klubit zikalter, figure e rendesishme ne ambientimin e Palacio: “Kam pasur gjithmone fatin te gjendem ne brendesi te grupeve gjithmone te forte dhe te bashkuar. Zanettin e njohim, eshte nje person shume i mire dhe pozitiv, qe te jep gjithmone qetesine e nevojshme per te luajtur dhe te degjon gjithmone”.

Duke qene nje interviste e dhene per nje media ne Argjentine, nuk mund mos diskutohet per Lionel Messi qe duhet te jete udheheqesi i kombetares ne Brazil: “Eshte me i miri. Ne duhet te luajme per skuadren dhe duhet te ndjekim ate sepse mund te shkojme shume larg”.

El Trenza flet dhe per rritjen e tij taktike pas ardhjes se tij ne Europe dhe per aftesine e tij per te luajtur ne nje sulm me 3 sulmuesa, gje qe mund ti ndodhe ne Boteror ku mund te luaje se bashku me Messi dhe Dimaria/Lavezzi: “Kam mesuar te luaj nje modul me 3 sulmuesa ne kampionatin italian dhe kam mesuar te gjitha detajet taktike. Kur isha te Genoa duhet te luaja si sulmues krahu dhe duhet te levizja ne te gjithe fashen, duke qene keshtu nje lojtar tipik me numrin “7” por i spostuar pak me perpara. Duhet te sakrifikohesha per skuadren dhe jo vetem te sulmoja”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.