Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,053 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, parate ti sjell… Balotelli: Zikalterit perfitojne nje milion euro nga shitja e tij tek Reds!

Inter, parate ti sjell… Balotelli: Zikalterit perfitojne nje milion euro nga shitja e tij tek Reds!
Inter Club Staff

Transferimi i Mario Balotellit tek Liverpool ka bere te qeshe edhe Interin. Shoqeria zikalter ka qene sebashku me Lumezzane, skuadra qe ka rritur lojtarin ne sektorin e te rinjve te saj, dhe keshtu sa here qe Balotelli shitet, Interi dhe Lumezzane perfitojne nje pjese nga shuma e shitjes.

“Nderkohe qe po pritet te shiten disa lojtare, Interit disa para i vijne nga Balotelli dhe Milan. Por si? Ja e shpjegojme tani. Lojtari ka luajtur tek Lumezzane(moshat) nga viti 2001 deri tek 2005 dhe me pas kaloi tek moshat e Interit nga 2005, ku zikalterit e bene te debutonte ne futbollin e madh si Serie A dhe Champions League. E keshtu per skuadrat qe promovojne lojtaret e ri, UEFA ka nje rregull qe quhet “cmimi i pergatitjes” sa here qe ata shiten gjate karrieres se tyre. Interi sipas Gazzetta dello Sport do te perfitoje rreth 1 milione euro nga shitja e Marios tek Liverpool nga Milani, dhe 300 mije euro do ja jape Lumezzane. Por te perfitosh para nga nje transferim i dy skuadrave te tjera eshte luks keto kohe” – perfundon Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.