Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campbell, Ausilio ne sulm! Huazimi eshte i mundshem. Okaka? Derby. Balotelli dhe Icardi…

Campbell, Ausilio ne sulm! Huazimi eshte i mundshem. Okaka? Derby. Balotelli dhe Icardi…
Bujar Berishaj

Gianluca Di Marzio per Sky Sport 24 ka folur per merkaton e Inter. Sipas gazetarit, Roberto Mancini ka dhene emrat e Alessio Cerci dhe Erik Lamela qe jane lojtar te veshtire per tu arritur. Klubet respektive nuk i largojne ata si huazim.

Ausilio ka filluar te bisedoj me agjentet e Campbell. Ne keto dite, me shume mundesi dje, ai ka takuar edhe agjentin e lojtarit. Sipas gazetarit eshte emundshme qe Arsenal mund ta jap si huazim. Interi po informohet, me Ausilio dje dhe sot ne Londer.

Sonte Ausilio se bashku me Bigon do te jete ne stadium per te pare Chelsea-Tottenham. Ne kete udhetim londinez drejtori sportiv ka shfrytezuar mundesine per te bere nje permbledhje per Campbell qe do te ishte zgjidhje konkrete nese nuk arrijne Cerci apo Lamela. Ne kete sezon me Arsenalin ka luajtur vetem 131 minuta. Nje sulmes i kraut, qe niset nga e djathta dhe kerkon goditjen me te majten: mund te luaj ne 4-3-3.

Interi tani po kerkon huazime te rendesishme, kurse Tottenham nuk ka dhene kurre sinjale largimi te Lamela si huazim, per asnje skuader te interesuar ne lojtarin. Eshte e veshtire qe argjentinasi mund te largohet nga Anglia ne janar.

Sa i perket Okaka, Sampdoria nuk e ka synim qe te negocioj per momentin, mbi te gjitha nese Gabbiadini do te largohet ne drejtim te Napolit. Lojtari ka nje kontrate qe i skadon ne 2016 dhe nuk ka rinovuar. Do te jete nje nga hitet me te medha te veres, thekson Di Marzio. Sampdoria do t’i propozoj nje kontrate te rendesishme, por eshte e qarte qe lojtari do te vleresoj hipoteza tjera.

Nderkohe, nuk ka sinjale per nje rikthim te Balotelli edhe pse raporti me Mancinin eshte i mire, pavaresisht uljeve dhe ngritjeve. Icardi po punon per rinovimin, ne janar nuk do te largohet, kurse ne qershor nuk perjashtohet nje lamtumire e tij, do te varet shume nga ofertat. Tani shoqeria dhe agjentet jane duke folur per rinovimin dhe kjo nenvizon besimin qe ka klubi per lojtarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.