Inter-Toure, nje realitet! Pellegrini i cakton cmimin lojtarit…
Yaya Toure dhe Inter, ajo qe muaj me pare dukej nje histori e pamundur tani eshte nje realitet: qe kur ka ardhur Mancini, flitet pa pushim per nje transferim te mundshem e lojtrait nga Bregu i Fildishte ne Milano, duke nisur nga sezoni i ardhshem.
CMIMI I FIKSUAR – Ne faqet e Manchester Evening News ne editorialin e sotem, analizohen objektivat e Pellegrinit per vitin e ardhshem: menaxheri i Citizens, per te konkurruar me Real Madrid, Bayern, Barcelona dhe Chelsea, ka ne fokus Ross Barkley te Everton dhe Paul Pogba te Juventus. Per kete arsye tekniku kilen duket i gatshem te pranoj nje oferte rreth 20 milione euro per Toure, fondamentale ne ekonomine e City, duke i shtuar ketu moshen (32 vjec) dhe kontraten ne skadence, 2017.