Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

1,191 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FPF, Interi e kaloi provimin per bilancin, por ja pse UEFA e mbajti ne fuqi settlement!

FPF, Interi e kaloi provimin per bilancin, por ja pse UEFA e mbajti ne fuqi settlement!
Bujar Berishaj

Disa minuta me pare ka ardhur lajmi nga UEFA qe Interi nuk i ka kaluar plotesisht paletat e vendosura nga organi me i larte i futbollit ne Europe per FPF.

Keshtu klubi zikalter do te jete ne settlement agreement deri ne perfundim te sezonit 2018-19 dhe te shumte jane ata duan te kuptojne arsyen e ketij vendimi.

Klubi po provon qe te arrij te barazoj bilancin permes shitjeve qe do te sjellin ne arkat e klubit 40 milione euro plusvalenca duke respektuar keshtu rregullat e UEFA. Ne kete drejtim, sajti calcioefinanza.it ka provuar te shpjegoj motivet e ketij vendimi:

“UEFA ka analizuar bilancin e 30 qershorit 2017 te Interit. Sipas federates europiane te futbollit, klubi zikalter ka respektuar obligimin e break-even duke mbyllur keshtu bilancin ne zero. Pra, llogarite e klubit jane aprovuar”, shkruhet nga Calcio e Finanza.

“Ketu perfshihen edhe sponsorizimet nga ana e Suning (akorde te cilat nese UEFA nuk do t’i kishte pare si te rregullta me vleren perkatese, do te kishin ulur vleren e tyre ne llogari). Rregullat qe nuk jane respektuar i perkasin anes sportive”.

“Saktesisht kuotes se amortizimeve lidhur me lojtarit. Interi kishte si obligim qe te ulte amortizimet ne baze te akordit me UEFA-ne por duke pare blerjet e sezoneve te fundit si Joao Mario e Gabigol, kjo nuk ka qene e mundur sepse amortizimet nuk jane ulur por perkundrazi jane rritur”, shpjegon calcioefinanza.it.

Pra,  kjo eshte arsyeja per te cilen Interi do te jete nen settlement agreement edhe per sezonin e ardhshem.

Ne fund, sajti i specializuar per futboll e financa shkruan: “Interi do te jete ne limitimet si reduktimi i listes A me 22 lojtare per kompeticionet e UEFA dhe obligimin per te hyrat dhe te dalurat per te mbajtur merkaton ne ekuiliber, gjithmone duke iu referuar listes europiane”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags