Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

818 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi nuk dorezohet per Nainggolan. Cellino: “Shpresoj jo tek Roma

Interi nuk dorezohet per Nainggolan. Cellino: “Shpresoj jo tek Roma
Xhorxh Gellci

Per momentin, eshte e ndalur tratativa mes Interit dhe Cagliarit per Radja Nainggolan, por kjo nuk do te thote qe zikalterit kane vendosur te heqin dore nga mesfushori belg. E tregon kete gazeta kaljaritane La Nuova Sardegna, sipas te ciles nje operacion i till eshte i lidhur ngushte me blerjen e paketes te shumices te aksioneve nga ana e Erick Thohir. Sapo manjati indonezian te hyje tek Inter, do te merrte menjehere Nainggolan me koston e derdhjes te 18 milion euro cash ne arkat e Cagliarit.

Ndersa presidenti i Cagliarit, Cellino ka bere nje interviste ne SkySport24 ku ka folur per tema te ndryshme, midis tyre edhe Nainggolan: “Shpresoj qe mos e marre Roma. Kane bere dicka te nje niveli te ulet moral vitin e shkuar (e ka fjalen per 3-0 ne tavoline, ku Roma nuk pranoi te perseriste ndeshjen). Dicka kunder sportit. Ka qene me te vertete nje situate e menaxhuar ne menyre te turpshme.” Megjithate klubi verdhekuq i ka marre masat duke blere Strootman dhe ne javet e ardhshme Interi do te provoje te binde presidentin e klubit sard te shese mesfushorin indonezian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.