
Ja ku jemi, Nainggolan te Inter kurse Zainolo e Santon plus cash te Roma: detajet
Radja Nainggolan te Interi tashme eshte praktikisht pune e kryer.
Eshte serish Gianluca Di Marzio ai qe jep te rejat e fundit rreth merkatos se Interit dhe konfirmon se per transferimin e belgut ne Milano tashme ka perfunduar gjithcka.
Te dy klubet kane arritur akordin dhe brenda javes duhet te perfundoj gjithcka duke perfshire edhe kontratat e lojtareve te perfshire ne marreveshje fale te cileve edhe eshte arritur ky akord mes klubeve.
Zikalterit do te paguajne nje shifer mes 22-25 milione euro ne cash plus Zaniolo e Davide Santon (i vleresuar gjashte milione euro). Roma ka dhene driten e gjelber dhe tani mbetet te arrihet vetem marreveshja mes mbrojtesit dhe klubit verdhekuq.
Agjenti i Zaniolos ne anen tjeter mes te premtes dhe se shtunes do te jete ne Rome per te kuruar detajet e fundit te klientit te tij kurse agjenti i Nainggolan po pret qe neser te mbyllet gjithcka ne menyre definitive dhe pastaj te rregulloj gjithcka me Ausilion.
Inter-Nainggolan, gjithcka mund te perfundoj qe ne diten e neserme.