Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Javier Zanetti zevendes presidenti i ri, eshte gjithcka gati. Tani mungon vetem firma, nga korriku detyra do te jete zyrtare

Javier Zanetti zevendes presidenti i ri, eshte gjithcka gati. Tani mungon vetem firma, nga korriku detyra do te jete zyrtare
Ardi Deda

Javier Adelmar Zanetti eshte gati per tu bere zevendes presidenti i ri zikalter. Per momentin mungon vetem firma per fillimin zyrtar te kesaj aventure, por dita e sotme mund te sjelle kete hap te fundit. Sic raporton Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te sotem, cdo gje do te percaktohet perpara 1 korrikut per deri sa me 30 qershor do te jete akoma e vlefshme kontrata e meparshme si futbollist. Diskutimi ishte bllokuar per shkak te angazhimit te madh qe ka pasur drejtori i pergjithshem zikalter Marco Fassone deri mbremjen e se enjtes, por gjithcka ishte vendosur shume me pare. Ish numri 4 zikalter te nesermen ne mengjes do te fluturoje ne Madrid per te luajtur ne ndeshjen miqesore midis legjendave te Inter dhe Real, perpara nje ndalese ne Argjentine dhe me pas do te shkoje ne Brazil ne nje moment te dyte, ku do te jete komentator teknik i ndeshjeve te Argjentines per nje kanal televiziv meksikan.

Duke iu kthyer ceshtjes se kontrates, dje agjenti i Zanetti, Filippo Cavadini ka terhequr kopjen e kontrates qe do te zgjase dy vjet, por marreveshja per gjithcka ishte arritur perpara disa javesh. Qe nga korriku, do te filloje aventura e re si zevendes president i Inter.

Nje detyre e tille, ne nje fare menyre, do te jete dinamike per shkak se Zanetti do te marre persiper detyra te caktuara ne fusha te caktuara qe per te sot mbeten te paeksploruara. Nderkohe argjentinasi do te filloje, qe nga shtatori, nje kurs Ekonomie dhe Menaxhimi per sportin ne universitetin Bocconi duke studiuar njekohesisht dhe gjuhen angleze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.