Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario alla Julio Cruz: hyn ai dhe ndryshon ndeshja. Nga pankina ai ka meriten e…

Joao Mario alla Julio Cruz: hyn ai dhe ndryshon ndeshja. Nga pankina ai ka meriten e…
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i “La Repubblica” ka vetem levdata per Joao Mario, tashme gjithmone e e me shume deciziv per Interin, edhe si zevendesues, ashtu sic ka ndodhur ne Udine dhe Palermo.

“Specialistet e golave te shenuar pasi hynin ne fushe si zevendesues: lista eshte e gjate qe prej Julio Cruz e deri tek Massaro, por tashme kemi nje te ri, ai quhet Joao Mario dhe luan per Interin. Lojtari qe e nis ndeshjen nga pankina nuk eshte vetem nje ‘vezhgues’, por ne rastin e portugezi e kunderta e ‘vezhguesit’ e mund ta quajme pa frike ‘zgjidhes’. Atij nuk i pelqen te shohi spektakel ne fushe, por ta beje vete spektaklin: ata qe e nisin nga pankina shikojne shoket teksa luajne ne fushe dhe kenaqen, nderkohe ata qendrojne pa levizur, te detyruar per te shikuar, mbase me disa shanse te pakta per te luajtur. Por profesionisti, duke qene i tille, e di se si ta transformoje te nisuren nga pankina ne nje arme te forte. Ndersa jo profesionisti, nervat e tij i shpreh edhe ne fushe dhe mund te ndikoje fare mire ne performacen e skuadres ne fushe thjesht dhe vetem pse tranjeri ka bere disa zgjidhje te tjera qe ate nuk e kane perfshire qe nga fillimi. Por per fatin e mire, per lojtarin qe po flasim ne, profesionizmi i tij nuk vihet ne diskutim. Ai eshte nje nga ata lojtare qe nese e nis nga pankina vezhgon gjithcka, degjon cdo hap te lojtareve ne fushe dhe vrojton cdo levizje, mendon se cfare do te bente po te ishte ai ne fushe, ku do te godiste e ku do te pasonte. Joao Mario eshte nje Kampion Europe, por nuk e ka pasur aspak problem ta nise nga pankina e kjo gje ka ndodhur kater here me Piolin. Nese do te pyetet nje lojtar a i pelqen pankina, askusht nuk do te thoshte po dhe portugezi nuk ben ndryshim, por ajo qe ben ndryshim eshte deshira per te ndihmuar skuadren qe Joao e ka me shumice. Ai eshte nje profesionist dhe nje lojtar inteligjent, e kupton me nje shikim kete gje sapo e shikon te beje hapat e pare ne fushe. Ai kur hyn nga pankina nuk e ben asnjehere ne manyre banale, duket qe nga pankina e ka pare ndeshjen me kujdes dhe e ka studiuar, nuk futet me inat, por me deshire. Ne Palermo e tregoi kete gje, ku shenoi golin pas krosit deciziv te Candrevas me nje futje ne zone nga ato tipike te tijat. Edhe ne Udine, dy jave me pare, kishte hyre per te zene vendin e Banega dhe dha asistin final per golin e 2-1 te Perisic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.