
Julio Cesar mbyll karrieren, Maicon i shkruan: “Hej vella, faleminderit qe me ke bere…”
Te dy braziliane, nje nga Rio De Janeiro tjetri nga Rio Grande do Sul. Njeri ne porte, tjetri aty afer ne mbrojtje.
E ardhmja nje dite do t’i bashkonte te Interi, nje ekip qe ne historikun e saj ka pasur shume lojtare te medhenje brazilian ne ekip.
Ronaldo, Adriano, Roberto Carlos, Jair, Lucio, Mawxell vetem per te permendur disa, e deri te Coutinho qe megjithate nuk arriti te shkelqej me fanellen zikalter, pa harruar natyrisht Maicon e Julio Cesar e deri te Miranda ne ditet e sotme. Inter-Brazil, nje lidhje speciale.
Keto dite ka qene portieri i Tripletes, Julio Cesar ai qe i ka dhene fund karrieres si futbollist. Shume ndeshje dhe shume trofe. Nderkohe ish-bashklojtari i tij dhe miku i tij, Maicon ka bere nje postim ne Instagram dedikuar per te:
“Vella, kam dashur te le ketu falenderimin tim qe kam qene pjese e karrieres tende te shkelqyer qe ke pasur mes fushave te gjelberta te kesaj bote te bere nga Zoti”, ka shkruar Maicon.