Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,125 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus paditet per ‘grabitje’ dhe kerkohet riperseritja e ndeshjes! Dy avokat te njohur Italian kane…

Juventus paditet per ‘grabitje’ dhe kerkohet riperseritja e ndeshjes! Dy avokat te njohur Italian kane…
Inter Club Staff

Nuk ka paqe per sa i perket ndeshjes Inter-Juventus. 

Tifozet anembane botes perjetuan nje maskarade totale nga trupa arbitrale ne favor te Juventusit dhe ka dite qe kane shperthyer kritikat dhe sharjet ne drejtim te atyre qe mendohet se kane manipuluar ndeshjes dhe ne qender eshte vene Daniele Orsato.

Por ne Itali kane shkuar me tek.

Nje studio avokatie, e perfaqesuar nga disa avokate Napoletan kane mobilizuar per te hedhur ne gjyq Juventusin me motivin se arbitrat kane manipuluar rezultatin e ndeshjes e cila ka ndikuar ne luften per kampionat te Serie A por edhe ne garen per Champions League te Interit.

Sipas asaj qe tregon FcInterNews.it, avokatet Angelo dhe Sergio Pisani, ne fakt, jane gati per te ngritur nje padi ne FIGC per te riperseritur ndeshjen Inter-Juventus,

Modeli qe deshirojne ata te ndjekin eshte ai i ‘class action’ dhe per kete arsye kane filluar te mbledhin firmat ne platformen Change.org, dhe te cilen po e shperndajne neper rrjete sociale. Vetem nje nje dite jane mbledhur me mijera firma.

Ja cfare thuhet ne komunikaten e tyre:

“Arbitrimi i ndeshjes Inter-Juventus ofendon vlerat e sportit. Do te prezantojme prane Federates Italiane te Futbollit me mijera firma te tifozeve te futbollit, jo vetem tifozeve te Napolit, per ti kerkuar atyre, ashtu sic ka ndodhur edhe ne te kaluaren nga FIFA, anullimin e rezultatit dhe riluajtjen e asaj ndeshje e cila u vendos nga vendime arbitrale te pajustifikueshme.”

Kete gje kane shkruar avokatet duke ju referuar qartesisht ndeshjes se riperseritur ndermjet Afrikes se Jugut dhe Senegalit, ndeshje e vlefshme per kualifikimin ne Boteror.

“Ne do i drejtohemi institucioneve per te denoncuar gjithcka cfare ka ndodhur dhe do te kerkojme respektimin e rregullave te sjelles dhe kunder sjelleve jo legjitime te cilat mund te fallcifikojne kampionatin duke vrare vlerat e sportit”, kane shtuar juristet e njohur, te cilet thone gjithashtu se jane gati edhe per nje lufte te vertete ne cdo institucion.

“Do te jete nje maksi-levizje ne kerkim te drejtesise, e mbeshtetur ne modelin e class-action amerikan, pra nje kauze grupi, ku me mijera vete do te kerkojne te drejten. Po mendojme per te arritur ne 50.000 firma dhe me pas nuk do te jete e veshtire duke pare shqetesimin e te gjithe njerezve normal dhe te drejte te cilet jane te apasionuar me kete sport dhe e duan te jete sa me i shendetshem dhe jo te infektuar nga nje skuader si ajo nga Torino.”

Te njejtet avokate e kane quajtur levizjen e tyre si “aksioni i popullit kunder sistemit te njejte te erret. Do te jete nje nga kauzat me te medha te nisura ndonjehere ne Itali.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.