Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,391 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Bolognas – Pioli pa Kondo dhe Icardi, por gjen Ivan dhe Ever. Ne dyshim Brozo: ne rrezik Roma!

Drejt Bolognas – Pioli pa Kondo dhe Icardi, por gjen Ivan dhe Ever. Ne dyshim Brozo: ne rrezik Roma!
Inter Club Staff

Ne Bologna do te mungojne me siguri lojtaret e skualifikuar Kondogbia dhe Icardi: francezi do te mungoje nje ndeshje per shkak kartonash ndersa argjentinasit i ka ngelur edhe nje ndeshje per te shlyer nga denimi i post-Juventus.

Pioli ne kete ndeshje do te rigjeje Perisic, Andreolli dhe me shume mundesi edhe Banega me D’Ambrossio. Argjentinasi dhe ish-lojtari i Torinos do te rikthehen ne grup gjate dites se sotme ose maksimumi neser dhe ne Dell’ Ara do te jene ne dispozicion te teknikut italian.

Qendrojne dyshimet nderkohe per Marcelo Brozovic. Per momentin, mundesia per ta pare ne fushe ndaj Bolognas duken afer zeros, por tranjeri zikalter vazhdon te shpresoje. “Kroati ka zhvilluar nje pune individuale ne stervitje por eshte stervitur ne fushe. Pavarsisht mrekullise se stafit zikalter, – konfirmon Gazzetta dello Sport – qe ai te jete ne transferten e kesaj jave duket e pamundur, sepse nje gisht i kembes kerkon te pakten tre jave qe te sherohet. Demtimi ne Stadium ndodhi ne daten 5 shkurt, keshtu qe llogarite do te behen shpejt. E vertete qe Marcelo eshte mesuar me rikthime te shpejta (nuk humbi asnje ndeshje kur pesoi demtimin ne kavilje, gje qe kerkon 15-20 dite pushim), por Pioli deshiron te tregohet i kujdesshem, sidomos kur jemi vetem nje jave e pak dite nga supersfida ndaj Romes ne daten 26 shkurt. Ne ditet e ardhshme Brozovic gjithesesi pritet te rikthehet te vrapoje pa ndjere asnje dhimbje, por do te mjaftonte nje goditje ne kembe per te rifilluar cdo gje nga zero, prandaj duhet pasur shume kujdes”. Keshtu shkruan Gazzetta dhe situata e Marcelos eshte e gjitha per tu ndjekur nga afer dhe me kundes. Nje mungese e tij e mundshme ndaj Romes do te peshonte shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.