Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic-Inter, ja e verteta e transferimit ne Milano! Kroati per momentin…

Kovacic-Inter, ja e verteta e transferimit ne Milano! Kroati per momentin…
Inter Club Staff

Ne oret e fundit ka qarkulluar nje lajm, sic ka ndodhur shpesh ne kohet e fundit ne fakt, qe e shikon Mateo Kovacic te rikthyer tek Interi pas nje eksperience tek Real Madrid e cila nisi ne veren e 2015 kur kroati u shit tek Los Blancos per 35 milione euro.

Pavarsisht se ai nuk ka luajtur shume, ne dy vite e gjysem ka fituar pothuajse gjithcka me Los Blancos: 2 Champions League, 2 Boterore per klube, nje La Liga dhe 1 Superkupe Spanjolle.

Por pavarsisht trofeve, eksperienca ne Madrid e tij nuk ka qene shume ekzaltuese sepse ka pasur rregullisht nje rol rezerve ne skuadren e Zinedine Zidane dhe shpesh eshte folur per nje largim te tijin drejt nje klubi ku mund te luante rregullisht. Edhe ai vete, nuk e ka mohuar ne nje interviste qe do i pelqente qe ne nje te ardhme te rikthehej ne Milano tek Interi.

Deri me tani, ai me Realin ka luajtur 30 ndeshje, pa shenuar asnje gol dhe me nje minutazh mesatar 52 minuta per ndeshje. Numra qe tregojne se ai eshte nje zevendesues sepse madrilenet kane nje mesfushe qe nuk preket te perbere nga Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos. Rreziku qe Kovacic te kaloje nje sezon tjeter si zevendesues eshte prapa deres dhe nga ketu lindin te gjitha pikepyetjet e tij per qendrimin ne Madrid edhe sezonin e ardhshem.

Por ndermjet zerave dhe realitetit ka nje distance shume te madhe dhe mbase ne mendjen e Kovacic nuk eshte nje largim nga Real Madrid por ai deshiron te vazhdoje eksperiencen e tij me Real Madrid.

Kete gje e ka shkruar pak me pare FcInterNews.it, te cilet kane folur me nje perfaqesues te lojtarit qe kane treguar se deshira e veteme e Kovacic eshte shume e thjeshte: Ai deshiron te qendroje tek Real Madrid dhe cdo gje tjeter jane hipoteze gazetash. Kaq mjafton per momentin per te mohuar ate qe eshte thene sot nga Corriuere dello Sport.

Por dicka te vertete ne te gjithe kete ka: Mateo i vogel ka qendruar shume i lidhur me Interin, dhe e ka quajtur eksperiencen e tij tek Interi si te paperfunduar, prandaj do te vinte me deshire nen urdherat e Spallettit. Sigurisht ai sot nuk eshte djaloshi i turpshem qe zbarkoi ne Milano ne 2013 pa gjetur asnjehere nje rol te sakte ne fushe, por eksperienca tek Real e ka rritur shume nga ana e personalitetit dhe nga ana futbollistike edhe pse ai mbase eshte nje lojtar me i pershtatshem per kampionatin spanjoll se sa ate italian. Gjithesesi, nje nje Inter qe kerkon gol nga mesfushoret, Kovacic nuk do te ishte figura ideale per kete pune.

Per momentin, nje transferim i Kovacic tek Interi eshte thjesht nje thashethem. Se cfare do te ndodhe do e tregoje vetem koha, por shpesh here ne merkato thashethemet rikthehen ne realitet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.