Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Manaj, cfare personaliteti. Caressa tregon: “Njehere kur ishte te Sampdoria…”

Bujar Berishaj

Nuk e njohim akoma shume, por ne eksperiencen e tij te Interi, Rei Manaj ka treguar tashme disa prej karakteristikave te tij. I fuqishem, grinte, personalitet. Sa i perket kesaj te fundit, Fabio Caressa ka treguar nje histori te shkurter me ane te se ciles del ne pah personaliteti i tij dhe kuptohet per cfare personazhi po flasim.

Ne sezonin 2013/14 ai luante per te rinjte e Sampdoria, aty trajner ishte Ciccio Pedone. Nje te enjte, ne Bogliasco luhet nje ndeshje mes te rinjeve dhe skuadres se pare se Samp. Ekipi i pare shenon dhe ne momentin kur ndeshaj fillon nga mesfusha pas golit te pesuar, Manaj sheh Da Costan (portier) jo mire te pozicionuar dhe provon ta befasoj nga 50 metra. Por, tentativa nuk perfundon mire dhe Pedone e therret: “Nese e provon edhe njehere del jashte”.

Dy dite me vone luhet Sampdoria-Siena ne kategorine e te rinjve. Sampdoria po fitonte 4-0, por Siena shenon. Pastaj? E njejta skene: loja nis nga mesi i fushes, topi te Manaj qe gjuan nga 50 metra. Topi? Ne rrjete! Shqiptari kthehet kah trajneri dhe thote: “Mister, eshte mire keshtu?”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags