Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,777 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Mire tre piket, por dua me shume. Mourinho…”

Mancini: “Mire tre piket, por dua me shume. Mourinho…”
Inter Club Staff

I intervistuar pas ndeshjes, keto jane qene fjalet e teknikut te Interit Roberto Mancini per mediat: “Kur gjerat nuk shkojne mire te gjitha ndeshjet behen teper te veshtira. Sot ishte e rendesishme te fitonim qe te mos largoheshim nga vendi i trete por e dinim qe Sampdoria ishte nje skuader e forte. Tifozet? Ne momentet e veshtira eshte keshtu, eshte normale qe te kerkojne dicka me shume nga skuadra. Duhet te jepnim me shume dhe kete gje e beme ne fushe. Tani kemi nje jave per tu pergatitur per ndeshjen e radhes. Koret per Mourinho? Nuk me kane bezdisur aspak, pse duhet te me bezdisin? Ai ka fituar me Interin Champions, kampionate dhe mendoj se eshte e drejte. Nese do te kthehesha edhe une ne San Siro pas tre vitesh do deshiroja te njejten gje. D’Ambrosio donte te festonte tek pankina? Une e di qe djemte jane shume te shqetesuar per kete situate dhe vetem nese qendrojme te bashkuar mund tja dalim. Moduli? Kemi luajtur gjithmone me 4-4-2 ose me 4-3-3 pervec ndeshjeve te para ku kemi luajtur me rombin dhe i kemi fituar te gjitha. Nuk eshte moduli ajo qe e ben skuadren fituese por lojtaret. Mendoj se ne kete moment ishte e rendesishme te mos pensonim dhe te fitonim. Pak topa per sulmuesit? Ne rastet e kundersulmit me Biabiany ose ishim te ngathet ose gabonim dicka ne fund. Grumbullimi ne Pinetina? Kemi qendruar kater dite ne Appiano dhe kemi punuar me qetesi te gjithe bashke. Kjo ishte nje fitore e rendesishme qe te mos largoheshim nga vendi i trete, tani e ka radhen ndeshja me Juventusin ku duhet te perballemi me qetesi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.