Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Kovacic eshte nje titullar ashtu si Hernanes. Podolski do te permiresohet, Ranocchia…”

Mancini: “Kovacic eshte nje titullar ashtu si Hernanes. Podolski do te permiresohet, Ranocchia…”
Bujar Berishaj

Cagliar-Inter, eshte java e 24-te e kampionatit italian dhe kjo ndeshje do e mbyll kete jave. Nje ndeshje jo e thjeshte, me Interin ne kerkim te fitores se 3-te radhazi, pasi ka mposhtur Atalantan dhe Palermon, me plote 7 gola te shenuara. Ne salle te konferences per shtyp eshte Roberto Mancini qe prezenton ndeshjen e neserme (fillon ne oren 21:00). Keto jane fjalet e tij:

Eshte skuadra e pjekur sa duhet per fitoren e 3-te radhazi?
“Askush nuk mund ta di. Neser do te jete veshtire si gjithmone, pastaj Cagliari ne shtepi eshte mjaft solide. Shpresojme te arrijme tek fitorja e trete, ndoshta duke u permiresuar ne fazen e mbrojtjes.”

Kovacic kthehet nga minuta e pare?
“Jemi duke vleresuar, neser vendosim ne baze te gjendjes te lojtareve. Mateo eshte nje titullar si te gjithe, shpresojme t’i japim mundesine qe te luaj . Do te kete disa ndryyshime.”

Pritet me shume nga Podolski?
“Po permiresohet dhe shpresoj qe te arrij sa me shpejt tek goli.”

Cfare mendoni per Zolan?
“Skuadrat e tij jane gjithmone te veshtira per tu mposhtur, kemi gati te njejten moshe dhe jam i lumtur qe po ben mire.”

Me e veshtire te ndryshosh mentalitetin e skuadres apo te sistemosh automatizmat?
“Ne Glasgow e kemi filluar shume mire, pastaj ndeshja eshte dukur shume e lehte. Pas pak kemi gabuar ne markim, megjithate ne keto fusha rezultatet ndryshojne ne nje minute. Mjafton qe te gjejne nje gol dhe pastaj behen skuadra te jashtzakonshme, te mbeshtetura nga nje publik i nxehte.”

Si eshte Ranocchia?
“Ka nje problem ne gju dhe ben te mundshmen qe te luaj, eshte mire dhe jep gjithmone maksimumin. Golat nuk jane per fja te njerit, jane per faj te te gjitheve.”

Po paguan Kovacic kete moment? Si jane Andreolli e D’Ambrosio?
“Jane mire dhe do te jene ne pankine, kurse Mateo duhet te rritet me qetesi. Mbetet nje titullar i Interit, do te vijne edhe rastet e tij.”

Dodo mund te jete ne fushe nga minuta e pare?
“Mund te luaj, po. Absolutisht.”

Cfare po e frenon Hernanesin ne kete periudhe?
“Vlen e njejta gje e Kovacic, por sigurisht nuk eshte i lumtur, por eshte duke punuar shume. Me vjen keq ta le jashte, por shpresoj qe me rastin e duhur per te treguar kualitetet e tij.”

Eshte gjithmone e me shume nje Inter i Shaqirit?
“Po permiresohet fizikisht, ka kualitete te medha, vjen nga Bayern dhe ka shume eksperience. Ne ate pozite po ben mire, por kjo nuk perjashton Kovacic dhe Hernanes. Titullaret duhet te jene te shumte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.