Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Thohir do te investoi, duam te mbajme Kovacic. Urimet per Toure…”

Mancini: “Thohir do te investoi, duam te mbajme Kovacic. Urimet per Toure…”
Bujar Berishaj

Eshte rradha per Derby d’Italia! Neser ne oren 18:00 dy formacionet do te perballen mes vete ne nje nder derbyt me te bukur ne Itali dhe me gjere, kurse ne sallen e konferences per shtyp Roberto Mancini i pergjigjet pyetjeve te gazetareve. Keto jane fjalet e tij:

Ne kete faze te fundit sa peshon qe Guarin e Hernanes nuk jane ne dispozicion?
“Me vjen keq, Hernanes ishte ne gjendje te mire fizike, kishte shenuar gola qe kane qene pozitiv. Guarin eshte i rendesishem per skuadren.”

Te mposhtesh skuadrat e medha ka bere qe skuadra te rritet? Dhe te perballesh me Juven ne fund te kampionatit, peshon?
“Skuadra po permiresohet, kane mesuar me shume dhe jane permiresuar paraqitjet kunder skuadrave qe jane perpara Interit ne klasifikim por jo aq superiore. Neser do te jete nje ndeshje e veshtire, nese nje skuader arrin ne finale te Champions luan ne krahet e entuziazmit. Kush luan do te jap me shume se titullaret, qe te tregojne se jane ne te njejtin nivel.”

Mund te jete ndeshja e Shaqirit?
“Nese luan shpresoj te bej nje ndeshje te bukur, koheve te fundit po stervitet me mire. Uroj qe te bej nje ndeshje te mire.”

Nuk ju merzit fakti qe takoni Juven pa kampionet e saj?
“Juve ka merituar te gjithe ate qe ka arritur, ata qe do te luajne do te jene me te pushuar dhe do te kerkojne te bejne nje ndeshje te mire.”

Shansi i fundit i madh per te garuar per Europen?
“Pastaj kampionati mbaron (qesh), pastaj eshte Genoa dhe ndeshja e fundit e sezonit. Do e mesojme me pare se cfare do te ndodh.”

Ne Spanje flasin per Darder-Inter, e konfirmoni?
“Jo, ne kuptimin qe po e ndjekim ashtu si te tjeret.  Eshte i ri me kualitete te mira, por nuk kemi mbyllur asgje.”

Braida se fundi ka pranuar qe e vlereson Kovacic. E konsideroni akoma te pashitshem?
“Kovacic eshte nje lojtar i joni ka kualitete te medha dhe po rritet. Ka hapesire qe te permiresohet akoma, mbeshtetemi tek ai dhe nuk mund te shesim lojtaret me te mire.”

Pse rendimenti ne shtepi dhe transferte dallon?
“Skuadra e vuan pak San Siron, kush vjen ketu mbrohet me shume lojtare, duhet te jemi te mire ne gjetjen e hapesirave. Pastaj ka me shume presion para publikut tone, duhet te permiresohemi. Jashte shtepie jemi me te lire, ndoshta per kete…”

Per dallim nga Juve-Inter, cfare llogarive beni tani?
“Jane dy. Skuadra eshte permiresuar, pavaresisht te metave te saj, sot eshte me shume skuader dhe eshte pozitive. Negative jane rezultatet, duhej te ishin me te mira, kemi gabuar ne disa ndeshje qe mund t’i fitonim me me shume vemendje. Donim te arrinim ne mesim e tre ekipeve te para.”

Brozovic e ka filluar mire pastaj ka rene. Pse? Cilat jane piket e humbura qe iu bezdisin?
“Brozovic ka ndryshuar qytet dhe zakone, ndoshta bejne mire menjehere sepse jane te ngazellyer. Por kur pastaj duhet te konfirmohen bien pak. I ka ndodhur Shaqirit dhe Santon. Vitin tjeter te gjithe do te jene te rendesishem. Piket e humbura jane te shumta. Fiorentina, Torino, Udinese, Parma, Cesena, Sampdoria. Shume ndeshje ne te cilat mund te kishim dicka me shume.”

Cfare merkato mund te pritet ne vere? Sakrifikime apo vetem investime?
“Nga cfare eshte thene nga UEFA me duhet qe eshte vleresuar strategjia e Inter dhe eshte pozitive. Presidenti do te bej investime, deshiron nje Inter fitues dhe do te permiresojme skuadren.”

Nese mund te shpenzohet aq sa fitohet, si do te behet?
“Duhet te shohim, eshte e qarte qe dikush do te largohet edhe sepse nuk mund te kemi 30 lojtar ne skuader. Nje 0-0 me duket e veshtire.”

Handanovic mund te qendroj me kontraten ne skadence?
“Eshte situate e vecante, eshte ne mesin e me te mireve ne Europe. Deshiron te luaj ne Champions dhe eshte logjike per dike qe nuk ka luajtur asnjehere. Varet nga ndjenjat e tij deri ne fund te kampionatit, ndonjehere duhet respektuar mendimi i lojtarit.”

Duke pare sic jane gjerat tani, ajo se cfare ka bere Juve ne merkato eshte nje model per tu ndjekur?
“Ka rivalitet, por duhet te qendrojme ne pjesen futbollistike dhe kjo eshte kripa e futbollit. Rindertimi i Juves ka marr pak kohe, ka pasur momente te veshtira si Inter sot. Duhet te jeni te shpejte ne transferimin e lojtareve te duhur, kane qene te mire por kane marr pak kohe. Ndonjehere merrni me pak sepse jeni te mire ose me fat, ndonje here me shume.

Juve eshte rindertuar duke u mbeshtetur tek Pirlo. Edhe Inter mund ta bej tek nje lojtar si ai?
“Pirlo eshte nje nga mesfushoret me te mire te 15 viteve te fundit, duke u larguar nga Milan per te shkuar tek Juve ka bere gjene e duhur. Te gjejme lojtar te tille do ishte bukur, kush eshte 30-31 vjec mund te bej akoma diferencen ne nje skuader si kjo qe kemi. Ndonjehere ke fat dhe i merr me zero, ndonjehere duke paguar dicka. Toure? Po flasim per nje lojtar shume te madh, por eshte lojtar i City, te shohim cfare do te ndodh. Mundet, por ka edhe te tjere.”

Do te lekundeshit nga nje propozim i Real?
“Jo, Real eshte shume i forte per mua (qesh), preferoj skuadra qe duhen rindertuar.”

Ne sms tuaj per Toure i keni uruar ditelindjen dhe pastaj?
“Kam shkruar anglisht. Pastaj nuk e them, eshte dicka private (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.