Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez: “Jam shume i lumtur per golin. Por duhet te dini gjithashtu se detyra ime eshte…”

Lautaro Martinez: “Jam shume i lumtur per golin. Por duhet te dini gjithashtu se detyra ime eshte…”
Ardis
  • On 25/11/2018, 1:05

Interi arriti te fitonte 3-0 ndaj Frosinones ne ndeshjen e djeshme dhe njeri nga protagonistet e ndeshjes ishte pikerisht i riu argjentinas Lautaro Martinez. 

Hapsirat per te kete sezon kane qene shume te pakta, por ai ka ditur gjithmone te tregoje vlerat e tij ne fushen e lojes her me gol e her me paraqitje shume te mira kur nuk ka arritur te shenoje dot.

Lautaro dje shenoi nje gol ndersa shoku i tij i repartit, Keita Balde, arriti te shenonte dy te tjeret.

Por pas ndeshjes sic eshte bere zakon tashme, ata jane ndalur per mediat per te komentuar ndeshjen:

Keshtu Lautaro Martinez ka folur ne mikrofonat e InterTV mbas fitores kunder Frosinone-s:

“Te realizoj gol, per nje sulmues, eshte gjithmone e rendesishme, Detyra ime eshte kjo dhe jam i lumtur qe kam pasur mundesine te luaj”.

“Shume e rendesishme te rikthehemi tek fitorja ne shtepi, perpara tifozeve tane. Tre pike me shume vlere duke pare edhe kalendarin”.

“Standing-ovation kur u nderrova? Me te vertete e pabesueshme: jam ketu prej shume pak kohesh, por e ndjej shume ngrohtesine e tifozeve tane.”

“E gjithe kjo dashuri me ndihmon qe te punoj dhe te karikohem”.

Keto kane qene fjalet e Lautaros pas ndeshjes i cili ne momentin e golit eshte pare shume i prekur dhe i cliruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.