Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Matrix: “5 maji 2002? Gjithcka e pregaditur. Orsato? Ose eshte qorr ose nuk do te shoh! De Vrij…”

Matrix: “5 maji 2002? Gjithcka e pregaditur. Orsato? Ose eshte qorr ose nuk do te shoh! De Vrij…”
Bujar Berishaj

“Eshte nje mundesi e madhe per t’u mos u humbur. Ky eshte nje kampionat, jo turne me eliminim. Duhet falenderuar Crotone e Zengas, qe tani rrezikon shume. Motoja ime eshte: ‘Nuk ka perfunduar derisa nuk ka perfunduar'”.

Jane fjalet e Marco Materazzit per Gazzetta dello Sport qe pervec ndeshjes se sotme prek edhe shume tema tjera. Ja intervista e tij:

Kush eshte favorit ne Olimpico?
“Lazio, luan ne shtepi dhe ka dy rezultate nga tre. Por Interi eshte me e forte si skuader dhe duke qene e obliguar te fitoj atehere eshte nje avantazh sepse kontrolli nuk eshte nje pike e forte”.

Kush e vendos?
“Do te jem banal dhe them Icardi, i kritikuar pa te drejte kunder Sassuolos, kur Consigli ishte i shkelqyer. Ne Rome do te bej nje ndeshje te madhe, e do Championsin me shume nga te tjeret”.

Javen e kaluar ti dhe shume ex tjere jeni stervitur ne Appiano me skuadren e Spallettit. Cfare pershtypje keni pasur?
“Ate te nje grupi te bashkuar, me ide te qarta se si do te arrijne deri te objektivi”.

E nese do te deshtonte?
“Me kater vende ne dispozicion, Interi duhet te shkoj ne Champions. Perndryshe do te jete nje sezon negativ, por ne te cilin jane hedhur baza te rendesishme per te ardhmen”.

Duke nisur nga Spalletti?
“Natyrisht, i uroj te fitoj shume shpejt skudeton e pare. Dirigjenca ne fund duhet te ulet me te dhe te degjoj kerkesat e tij, duke pasur parasysh edhe anen ekonomike. Nuk mund te ndryshohet gjithcka serish. Edhe kur kam ardhur une kemi fituar pak, po pastaj gjithcka ka ndryshuar”.

Pa te famshmin 5 majin do te kishit fituar edhe me pare?
“Kete here do te jete ndryshe sepse edhe Lazio ka shume per te humbur, do te jepje 2-3 skudeto te fituara pastaj per te mbajtur ate”.

Cfare ka ndodhur ate dite?
“Qe ne kemi gabuar ndeshjen, por qe gjithcka ishte pregaditur qe ajo qe ka ndodhur te ndodhte. Shih penalltine e shpikur kunder neve ne Venezia, ate te mos dhene nga De Santis ndaj Ronaldos kunder Chievos, tjetren qe iu mohua Hubner ne Piacenza-Juve…”.

Dhe cfare mendon per Inter-Juve e fundit?
“Qe eshte humbur nje rast i madh… nga ana e arbitrit. Nese nuk sheh ate faull te Pjanic ose je qorr ose nuk deshiron te shohesh. Duke bere detyren e tij Orsato nuk do bente armiq. Dhe Juventus ndoshta do e kishte fituar serish skudeton”.

Ne vend te Inzaghit, do e fusnit De Vrij te luante?
“Po, mendoj qe edhe do bej nje ndeshje te madhe. Po te isha ne vend te lojtarit nuk do i thoja kurre jo trajnerit tim. Por i njoh mire si holandezet si Stefan, besoj qe eshte nje ceshtje e krijuar nga fjalet e Inzaghit. Une ne 2001 kisha firmosur me Interin por i shenova nje gol me Perugian”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.