Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri do Nocerinon dhe kuqezinjte propozojne…

Mazzarri do Nocerinon dhe kuqezinjte propozojne…
Xhorxh Gellci

Mund te jete vera e disate ku Interi dhe Milani shkembejne lojtare. I fundit ka qene shkembimi mes Pazzinit dhe Cassanos veren e shkuar. Tani, ne menyre shume te qete, shoqerite po flasin per nje shkembim tjeter mes dy skuadrave te Milanos.

Faktori i pare qe eshte pothuajse i sigurt, eshte se Mazzarrit i pelqen vecanerisht Nocerino, dhe eshte e vertete qe ne janar ishte folur per nje kalim te tij te mundshem tek Napoli. Per me teper, duket sikur rruget e Nocerino dhe Milan jane te destinuara per tu ndare, pavaresisht Interit ose jo. Ne sezonin e fundit, lojtari eshte futur ne loje me pikatore dhe kjo e ka bere te humbase edhe kombetaren. Nese konsiderohet qe vitin tjeter eshte Boterori, gjithcka eshte e vendosur. Qe ne kete pike ka nisur kontakti mes Branca dhe Gallianit ku pergjigja e Milanit ka qene: doni Nocerinon? Atehere flasim per Alvarez.

Tek Interi, Nocerino preferohet se eshte nje lojtar dinamik qe di te luaje ne hapesirat bosh. Nga ana tjeter, Alvarez; Milani e pelqen shume lojtarin per karakteristikat teknike, duke supozuar per te nje sezon rimekembjeje, e mundur per nje lojtar 25 vjecar, aftesite e te cilit me teper jane folur sesa jane pare ne fushe ne dy sezonet me fanellen e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.