Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,832 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Fitore per Morattin dhe per te gjithe. Ambicjet dhe loja…

Mazzarri: “Fitore per Morattin dhe per te gjithe. Ambicjet dhe loja…
Xhorxh Gellci

Kush e di nese me rezultatin 7-0 eshte ndjere i kenaqur. Walter Mazzarri, ne rezultatin 3-0 u therriste te tijve: “Perqendrohuni, si te ishim 0-0.” Dhe kush e di nese ne golin e Diego Milito ka ndjere edhe ai ate emocion qe kane ndjere te gjithe interistet. Ndoshta po. Ne fund te ndeshjes, trajneri eshte paraqitur ne mikrofonat e Andrea Paventit per Sky dhe ka thene:

PERPARIMET – “Nuk e them sot perpara ketij rezultati, e kam thene qe me pare, ne na intereson ne kete moment te shohim paraqitjet sepse jemi nisur nga zero. Ne Amerike kishte shume gjera per te bere. Kemi bere shume gjera te mire, por rendesi ka menyra si futemi ne fushe, si i perballojme kundershtaret tani dhe ne kete moment po e bejme ne menyren me te mire, me ate qe doja une, topin e ulet dhe shume presion.

AMBICJE – “Ne i kemi gjithmone. Kush ka qene nje lojtar i imi e di, e di qe sapo me besojne nje skuader, i them qe nuk duhet te kenaqemi kurre, qe mund te behet ajo qe deri me pare nuk ishte bere. Tani duhet te japim me te miren ne cdo ndeshje dhe duhet te vazhdojme keshtu deri ne fund.

ORGANIZIMI – “Nese nje lojtar nuk arsyeton se bashku me te tjeret, nuk di cfare te beje. Edhe vlera individuale rritet kur je i organizuar. E rendesishme eshte qe te jemi.

ALVAREZ – “Nese mund te luaje edhe ne nje rol tjeter? Kjo skuader ka lojtare qe po rriten dita dites. Mund te permiresohemi ne shume gjera. Rendesi ka qe te gjithe te jemi mire dhe te ndihmojme njeri-tjetrin. Leme pak hapesira, por mund te bejme gjithcka. Edhe vitin e shkuar, ne fund te kampionatit me Napolin luanim me mbrojtjen me 4, mund te behet edhe ketu. Me takon mua qe nese lojtaret nderrojne modul, te dine cfare te bejne ne fushe.”

ROMANTICITET – “Dedikim per Morattin? Dedikimi eshte per te gjithe, Interi duhet mbrojtur. Presidenti na ka mbajtur gjithmone ne presion, te gjithe duhet ta mendojne kshtu, secili per rolin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.