Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

724 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri gjej kurajen te rrezikosh

Mazzarri gjej kurajen te rrezikosh
Ardis
  • On 31/03/2014, 15:01

Fati ka vendosur! Fati ka zgjedhur te jape serish nje shanc, nje rast per tju afruar atyre qe jane perpara dhe per te vene ne rrezik ate vend te katert qe Fiorentina per momentin eshte pozicionuar shume mire. Eshte per tu thene se lojtaret e Montella-s po bejne gjithcka per te mbajtur pozicionin qe kane zaptuar tani por faji jone eshte se nuk i kemi shfrytezuar kurre ato mundesi qe shpeshhere kane dale perpara. Tashme ne Livorno Interi ka shancin e rradhes per te bere nje hap te vogel drejt Fiorentines. Te fitonim sot do te thote te kalosh 50 piket, te vendosesh distancen e pikeve me Milanin ne -9, por mbi te gjitha, te vazhdosh te shpresosh ne ate vend te katert qe do te thote Europa League pa paraeleminatore (gjithmone nese Fiorentina nuk fiton Coppa Italia) dhe nje gjysem mrekulli e Mazzarrit mbas parashikimit te fillim sezonit.

Medalja prej druri do te ishte nje hap i madh, do te ishte skudeto e “normaleve” mbrapa tre te mbi favorizuarave te fillim kampionatit (me Romen qe ka zene vendin e Fiorentines). Tre piket kunder Livornos nuk jane te lehta per tu fituar. Toskanet jane hedhur te gjithe ne sulm per te mos zbritur ne kategorine inferiore dhe nuk do ti falin asgje taneve. Por kesaj here nuk mund te tallesh me fatin. Te mos fitojne ne Livorno do te hapte nje krize te vogel ne shtepine Inter. Dy ndeshjet e fundit ne shtepi kane sjelle vetem nje pike dhe vetem nje gol dhe ne kete menyre nuk mund te arrish asgjekundi. E drejte apelimi ndaj fatkeqesise por pa arritur te behet nje alibi. Kunder Livornos duhet te vije nje fitore pa ankesa. I takon te gjitheve. I takon Mazzarrit te jape te tijen, i takon lojtareve te impenjohen me shume.

Te mos lejojme fatin te na marre neper kembe dhe te tregojme, duke e respektuar, ne mund te bejme ate qe ta kthejme ne favorin tone dhe te na respektoje. Eshte momenti per te thene mjaft dhe mund ta bejme vetem me nje force vullneti te patundur dhe me nje optimizem te larte. Ndaj Mazzarrit vetem nje mesazh: ne fushe eshte dikush qe kerkon te pushoje, te shijoje pankinen dhe, ne pankine, eshte dikush qe duhet te luaje e ka te nevojshme qe te rritet. Eshte e nevojshme qe te “rrezikosh” edhe ne keto zgjedhje. Dihet, ai qe nuk rrezikon kurre me sa duket nuk fiton kurre.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.