Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,659 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lotet normale te nje njeriu special.

Lotet normale te nje njeriu special.
Ardis
  • On 14/11/2013, 11:33

Me shume mundesi asnje mbas 10 vjetesh nuk do te kujtohet per rezultatin e Interit kunder Livornos. Nuk i duhet as Mazzarrit dhe as djemteve por 9 nentori 2013 do te jete perhere rikthimi ne fushe i Kapitenit. Do doja te ndaloja tek gjesti spontan i nje njeriu qe emocionohet mbas 25 vjet karriere ekzaktesisht si te ishta hera e pare. Nuk e pret nje gje te tille nga nje djalosh qe kthehet ne fushe ne moshen 40 vjecare mbas 7 muajsh mungese per shkak te demtimit ne tendinen e Akilit, dhe nuk kthehet si nje lojtar i pergatitur per te “shetitje” perpara tifozeve te tij por per te vrapuar dhe te shpertheje ashtu sic bente 7 muaj me pare. Goli i dyte i Nagatomos lind nje nje aksion i tiji duke e mbrojtur fort topin, driblon dhe asist tek Kovacic. Dua te kthehem mbrapa ne qershor, eksaktesisht data 29. Vendi ishte po i njejti, stadiumi San Siro, konteksti plotesisht nbdryshe. Koncerti i Bon Jovi-t. Mos shtremberoni fytren perpara ketij krahasimi personal, por duhet te kuptoni plotesisht konceptin tim themelor. Te gjitha biletat per ne koncert ishin te shitura. Ne kengen e katert Meazza do te shfaqe armen e saj sekrete, nje koreografi e jashtezakonshme qe paralizon te gjithe grupin. Bon Jovi ndalon, nuk arrin me te kendoje, shikon me admirim stadiumin dhe njerezit qe po e mbushin, me pas provon te kendoje serish por pa sukses. Papritur kengetarit nga New Jersey i dalin lot, qan, u mundua qe ta fshihte por nuk ja arriti. Ne ate koreografi e mbushur me yje te shndritshme dhe me dritat qe leshonin celularet ne te gjithe karrieren e tij ishte dashuria e fansave te tij, por ishin edhe vite te sakrificave, te vuajtjeve, te dyerve te mbyllura ne fytyre te njerezve te ndryshem per ate qe ai ka bere dhe vazhdon ta beje. E pabesueshme sesi nje person qe udheton ne te gjithe boten, kendon prej 30 vjetesh per 265 dite ne vit perpara nje publiku dhe vazhdon te emocionohet pa arritur te beje nje gje te tille rutine. Kjo eshte diferenca midis nje personi normal dhe nje person te madh, kapaciteti te shikosh te bukuren edhe tek gjerat e thjeshta, te shikosh te vecanten e nje momenti unik.

Ja, per kapitenin vlen e njejta gje. 40 vjet, rekorde mbi rekorde performancash dhe fitoresh. Mbas nje demtimi te tille do te ishte me e lehte dhe mbase me e zgjuar qe te thoshte MJAFT, por, ende ja ku eshte aty Javier per te djesitur dhe te punoje fort qofte edhe per nje moment, qofte edhe per nje minute ne fushe. 7 muaj vuajtje dhe pune e forte per te ndjere shijen e kripes por lot gezimi per duartrokitjet nga publiku i tij. Minuta qe do te behen me te gjata mbas se shtunes dhe lotet duhet te presin akoma edhe pak per te dale nga syte e tij. GRANDE CAPITANO!!

Filippo TRAMONTANA

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.